Sado përpiqemi momentet stresuese janë të pashmangshme. Fatkeqësisht, një pjesë e mirë provojnë ta „mbysin“ stresin duke ngrënë, gjë e cila çon në shtim të papritur peshe. Si të mos shkosh drejt frigoriferit kur je e stresuar? Ndiq hapat më poshtë!
Uluni dhe bëni 10 pompa
Lëvizja e muskujve e lehtëson menjëherë stresin; e bën bën trupin të mendojë se po i “arratiseni” burimit të stresit. Përmes ushtrimit, gjaku qarkullon më shpejt, duke e transportuar kortizolin në veshka dhe duke e nxjerrë nga sistemi.
Edhe nëse nuk i bëni dot pompat, edhe një ecje e thjeshtë e ndihmon kortizolin të lëvizë. Një studim tregon se 18 minuta ecje, 3 herë në javë, ul nivelet e hormonit të stresit me 15%.
Hani ngadalë
Hani me ngadalë dhe duke shijuar çdo kafshatë dhe nivelet e kortizolit do të bien. Njëkohësisht do të ulet edhe sasia e ushqimit që hani, duke ndikuar në mosdepozitimin e dhjamit në bel.
Mjaft me dietat strikte
Studimet tregojnë se dietat strikte i rrisin nivelet e kortizolit me 18%. Kur niveli i kortizolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur. Kur truri juaj privohet nga sheqeri, nuk e keni më veten nën kontroll dhe vullneti juaj thyhet lehtësisht.
Jepjuni dëshirave të vogla
Nëse ju hahet diçka e ëmbël ose e kripur, hajeni! Është më mirë të plotësoni dëshirat e vogla, para se kortizoli të dalë jashtë kontrollit tuaj. Hani një copë çokollatë, por vetëm një. Nëse jeni të kujdesshëm dhe e përmbani veten, nuk ka asgjë të keqe t’i dorëzoheni dëshirave.
Reduktoni kafeinën
Kombinimi i stresit me kafeinën rrit nivelet e kortizolit më shumë se stresi vetëm. Më tepër stres, do të thotë nivele më të larta të kortizolit. kjo bën që të hani edhe më tepër prej stresit.Flini mirë
Flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë ndikon në uljen e stresit. Gjitashtu, një studim i ri tregon se mungesa e gjumit rrit nivelet e grelinës, një hormon që rrit urinë.
Burimi: Women’s Health