Arsyet e pagjumësisë në thelb nuk fshihen në problemin fizik por në atë psiqik dhe në mënyrën e jetesës. Ja disa këshilla si t’i qetësoni mendimet para gjumit.
Nëse gjatë ditës jeni shume të angazhuar dhe keni një grumbull obligimesh, shanset janë të mëdha që para se të bëni gjumë të mendoni për jetën tuaj dhe vendimet, sepse në fakt ajo është koha e vetme të cilën e kaloni në qetësi dhe heshtje pa ju penguar dhe pa ju tërhequr vemendjen askush. Ky është një nga parashenjat se ju nuk arrini të menaxhoni mirë problemet gjatë ditës.
Përpiquni që ti zgjidhni gjerat në levizje, jo vetëm ato të punës por edhe ato private. Mos i anashkaloni dhe mos i lërni për më vonë. Ndani më së paku gjysëm ore gjatë ditës për të menduar dhe për t’u përpjekur që të gjeni zgjidhje për problemet në shtëpi ose në punë. Asgjë mos ia lini të nesërmes dhe kështu me shumë gjasa do të keni gjum të rehatshëm.
Egziston një thënie e urtë se të gjitha problemet lehtësohen nëse i themi me zë. Nëse nuk keni më kë të ndani problemin tuaj, atëher para se të bëni gjumë shkruani problemet në një copë letre ose në ndonjë ditar. Kthehuni në vitet e shkollës, pse jo? Të shkruarit shumë njerëzve u ka ndihmuar që të bëjnë një gjumë të rehatshëm dhe pa brenga. Ndoshta gjatë kohës derisa shkruani mund edhe të gjeni zgjidhjen e problemit, ose ndoshta mund të kuptoni se sa të parëndësishme janë ato probleme nga ajo qe u është dukur më parë. Mos i cenzuroni mendimet e juaja, shkruani edhe vogëlsirat më të vogla që ju mundojnë, qoftë ajo edhe kafeja e keqe që keni pire në kafenenë e preferuar.
Nëse për ju errësira në dhomën tuaj dhe krevati paraqesin të vetmin vend ku ju shpalosni “filmat” e tërë ditës që e keni lënë pas dhe në vend të një hapsire ku duhet të ndjeni rehati është shndërruar në hapsirë ku luftohet me anksiozitetin dhe mendimet e këqija, ndoshta është koha të ndërroni vendin ku bëni gjumin. Mesiguri ju ka ndodhur shpeshëherë të ktheheni në dhomën e fjetjes, të shkoni në dhomën e ditës dhe t’ju marrë gjumi pas një sekondë të shtirë në divan. Sapo t’ju kaplojnë mendime të këqija, shëtisni dhe shtrihuni në dhomën tjetër. Kjo në fillim mund të thotë se do të jeni të zgjuar në të shumtën e kohës gjatë natës dhe të kaloni më shumë kohën duke ecur sesa duke bërë gjumë, por është një rrugë e sigurtë deri në shërimin e plotë, sepse pas një kohe do të ndërprisni së konsideruari dhomën e fjetjes si hapsirë të mendimeve të këqija të grumbulluara para gjumit.
Edhe një nga menyrat e mira për gjumë pa brenga është që ta “angazhoni” trurin para fjetjes. Edhepse shikimi i televizorit nuk rekomandohet shpesh, provoni edhe këtë mënyrë nëse mendoni se do t’ju bëj të flini. Lexoni ndonjë libër dhe në fund të çdo faqe të lexuar mbyllni sytë dhe mendoni rreth asaj që keni lexuar.
Ne fund të fundit çdoher për problemet tuaja mund të flisni me familjen dhe miqt tuaj, u tregoni atyre se ç’është ajo që juve ju shqetëson dhe nuk ju lë të bëni gjumë, ndoshta ndonjëri me këshillat e tyre mund t’ju ndihmojë, ose mundet që vetë procesi i tillë i diskutimit “t’ju qetësojë shpirtin” dhe kjo të jetë e mjaftueshme që përsëri të bëni gjumë si foshnje. /kosovarja.ch/