Një thënie e vjetër thotë: “nuk është me rëndësi çka dimë, por kënd e njohim” dhe këtë e vërteton edhe praktika e punës së sotme ku në shumicën e rasteve shkon përmes njoftësive. Edhe përfundimet e punëve të mëdha varen nga njerëzit që i njihni. Njoftësitë luajnë rol të madh në rolin e punës, dhe për këtë në vazhdim do t’i keni disa këshilla që të bëni një rrjet të dobishëm të kontakteve.
Lidhuni për një qëllim
Mundohuni që kur të zgjeroni rrethin e njerëzve, shikoni që mirë t’i zgjidhni dhe ndani njerëzit, shikoni ata që ti mund t’i ndihmosh dhe ata ty mund të të ndihmojnë.
Meqë në fillim nuk e dini kush është kush, ai rreth i njerëzve le të jetë më i gjërë, sepse në këtë mënyrë shansat janë më të mëdha që dikush nga ata një herë të ketë mundësi t’ju ndihmojë.
Gjithmonë në mendje duhet të keni një cak të qartë, sepse në këtë mënyrë njerëzit shumë më lehtë do t’ju ndihmojnë, nëse edhe ju e dini tamam çka doni.
Qeshuni dhe silluni bukur
Mos jini gjithmonë serioz dhe me biseda pune. Provoni që të bisedoni edhe për gjëra tjera, një komunikim më i lehtë në të cilin do të kesh mundësi ta dëgjosh edhe bashkëbiseduesin dhe t’i mbash mend detajet të cilat po i shpalos me ty.
Një buzqeshje me mirësjellje do të bëj që njerëzit në shoqërinë tënde të ndihen më të lirë, përderisa serioziteti i tepruar mund t’i frikësoj nga ju.
Më parë dëgjoni pastaj flisni
Filloni me mirësjellj dhe siguri ta pyesni bashkëbiseduesin për interesimet e tija. Nëse për asgjë tjetër, një bisedë njerëzore do të sjell patjetër bisedën edhe tek ju. Në këtë mënyrë do të të vijë mundësia të përmendësh bash atë për çka je e interesuar. Kujtohuni gjithmonë që rrjeti i kontakteve të punës ndërtohet dhe kështu ju mund të jeni të gatshëm t’i ndihmoni edhe të tjerëve.
Merrni vizitkartela
Pa përtesë mblidhni visitkartelat të cilat ju ofrohen, por mundohuni që edhe ju t’i keni tuat. Shkëmbimi i vizitkartelave është shumë i rëndësishëm sepse lë përshtypje serioze si dhe ndihmon që kontaktet mos të humben apo harrohen.
Qarkulloni
Mos e kaloni të gjithë kohën në zonat tua të rehatshme, me pak njerëz të cilët i njihni prej kohësh. Mundohuni në mbledhje ku kërkoni punë të reja të kaloni me secilin aty nga 10 minuta duke biseduar. Mos mendoni se do të dukeni e pasjellshme kur të largoheni nga një grup me të cilin po flisnit, sepse shumica e njerëzve në kësi tubimesh, di të qarkullojë për të formuar kontaktet e reja. Ndër të tjera edhe ata janë për të njëjtën punë aty.
Mbajtja e kontakteve
Njerëzve që i njoftoni, gjithmonë dërgojuni emailin në ditët e para kur njoftoheni. Kujtojani për çka jeni e interesuar, por cekeni që edhe ju jeni në shërbim të tyre.
Mundohuni të dërgoni mesazhe standard, por që ato të përmbajn dicka rreth asaj që keni biseduar. Rrini në kontakt me njerëz dhe mos përtoni t’i dërgoni informacione ose linqe të cilat mendoni që mund t’ju ndihmojnë.
Dhe vetën me mirësjellje kërkoni kontakte, por edhe lidhini të tjerët. Dhe ajo që duket vetëm lidhje mes njerëzve, nganjëherë mundet shumë të ndihmojë./kosovarja.ch/