-0.8 C
Priština
More

    Si t’i lehtësoni dhimbjet e qafës në mënyrë natyrale

    spot_imgspot_img

    Dhimbjet e qafës janë shumë të zakonshme. Origjina e këtyre dhimbjeve varion nga mungesa e aktivitetit fizik, stresi, i ftohti, problemet me unazat, etj.
    Ja disa mënyra natyrale për t’i lehtësuar këto dhimbje:

    Masazh me vaj Rozmarine

    Vaji esencial i rozmarinës ngroh muskujt e qafës dhe rrit qarkullimin e gjakut. Në pëllëmbën e dorës tuaj, përzieni 5 pika vaj rozmarinë me një sasi të vogël vaj bajame të ëmbël, 2 lugë (të mesme) vaj lule basani (kantarion), 7 pika vaj sherebele. Më pas, masazhoni qafën pa e lënduar. Së fundi, mbështilleni qafën tuaj me një shall të ngrohtë për disa orë për të zgjatur efektin e shërimit.

    Vajrat esenciale si inhalim për të lehtësuar dhimbjet e qafës

    Vajra esenciale nga livando dhe dëllinja lehtësojnë dhimbjen e qafës, në të njëjtën kohë ndihmojnë në lehtësimin e stresit. Shtoni 3 pika të secilit nga vajrat e mësipërm në një enë me ujë të ngrohtë. Kryeni ushtrime të tërheqjes së qafës, ndërkohë që thithni këto aroma. 

    Vaj Mente

    Me anë të vajit të mentes mund të siguroni lehtësimin e dhimbjeve në qafë. Përzieni 2 pika vaj mente me vaj bajame të ëmbël dhe fërkoni zonat e dhimbshme të qafës.

    Nga: Anila Mirdita

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...