Nuk ka asgjë më të keqe se sa lëkura e irrituar nga depilimi, ndërsa dukuria e rritjes së qimeve përbrenda lëkurës është edhe një nga gjërat më të shëmtuara.
Pilingu i rregullt ju ndihmon që të zgjidhni më lehtë rritjen e qimeve brenda lëkurës. Rekomandohet që zonat problematike t’i masazhoni me preparate me bazë oksid salicilik ose glikolik. Për lehtësimin e skuqjes së lëkurës zgjedhje e mirë do të ishte kremi hidrokortizon.
Nëse maja e qimeve është e dukshme, lirisht këputni ato me piskatore apo pincetë. Paraprakisht, dezinfektoni lëkurën, por gjithashtu edhe pincetën. Mjafton që t’i lyesh me alkool. Mos e futni pincetën shumë thellë nën lëkurë, që të mos përkeqësohet edhe më shumë problemi.
Për zgjidhjen e këtij problemi afatgjatë, është mirë t’i përkushtoheni parandalimit të saj. Nëqoftëse përdorni brisk të rrojes, përpiquni që të depiloheni në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Përveç kësaj, mos e tërheqni lëkurën gjatë depilimit.
Zonat problematike apo të infektuara, rregullisht lyeni me vajra masazhues apo losione që përmbajnë oksid salicilik. Ky preparat është i shkëlqyer edhe për ta përgatitur lëkurën për depilim. Përdoreni rregullisht për disa ditë me rradhë para trajtimit depilues. /kosovarja.ch/