Metabolizmi ngadalësohet me kohën
Me kalimin e kohës, metabolizmi i njeriut ngadalësohet. Lexoni më poshtë se si duhet të ushqeheni në bazë të moshës suaj në mënyrë që ta përshpejtoni metabolizmin dhe ta ruani më lehtë linjën trupore …
Periudha 20 vjeçare
Kur jeni në të njëzetat, fjala dietë është më se e panevojshme. Por, megjithatë edhe në këtë moshë është shumë e nevojshme ti kushtoni kujdes ushqimit të shëndetshëm. Pra, lexoni disa rregulla në lidhje me konsumin e alkoholit që zakonisht shënon këtë moshë:
1. Zgjedhni pije alkoholike që përmban më pak kalori
Ekzistojnë lloje të ndryshme të pijeve alkoholike, por ju vendosni për pije të tilla që kanë vlerë më të ulët kalorike. Gjithashtu, përpiquni që të pini me ujë të thjeshtë apo me gaz.
2. Përgatiteni ushqimin në shtëpi
Para se të dilni për një pije, përgatitni një vakt të shëndetshëm, që organizmi të ketë mundësinë e absorbimit përveç alkoholit. Konsumi i ushqimit të shpejtë, sidomos në mëngjes herët, mund ta përkeqësojë edhe më shumë organizmin tuaj.
Periudha 30 vjeçare
Në periudhën tridhjetë vjeçare shpesh herë trupi jep sinjale për tu kujdesur dhe në shenjë revolte se diçka nuk është në rregull. Si rezultat i shtatzënisë, për shembull stresi për shkak të aktivitetit të punës, mund të ndikojë në ngadalësimin e konsiderueshëm të metabolizmit, si dhe vjen deri tek akumulimi i peshës së tepërt. Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, njerëzit humbin 3-5% të masës muskulore.
1. Gjatë shtatzënisë, mos hani për “dy veta”
Shtimi i peshës së tepërt gjatë periudhës së shtatzënisë krijon probleme me humbjen e kilogramëve pas lindjes. Mos e merrni procesin e shtatzënisë si justifikm për ushqyerje të tepruar.
2. Përgatitni ushqimin në shtëpi
Jeni në atë periudhë ku ndjeni më pak nevojë për të qëndruar tërë natën jashtë, por ti përshtateni komoditetit të shtëpisë. Shfrytëzoni kohën që e kaloni në shtëpi për të përgatitur ushqim të shëndetshëm dhe krijoni zakon apo rregull të një diete të balancuar të ushqimit.
Periudha 40 vjeçare
Kjo është mosha ku fillojnë të shfaqen ndryshime hormonale në trupin e femrës. Që kjo gjendje mos të ndikojë negativisht në shëndetin e trupit tuaj, përpiquni rregullisht të jeni fizikisht aktivë dhe përqëndrohuni në përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme. Ju lutem vini re gjërat e mëposhtme:
1. Përbërësit e nevojshëm për funksionimin e trupit tuaj
Mundohuni të hani ushqime të pasur me proteina. Gjithashtu, konsumoni sasi të mëdha të perimeve dhe gjetheve jeshile që ndihmojnë në neutralizimin e proceseve metabolike që shkaktojnë trashje. Shmangni snack-s dhe ëmbëlsirat.
2. Aktivitet i rregullt fizik
Pothuajse çdo ditë, përpiquni të kryeni ndonjë aktivitet fizik që ju ndihmon të përshpejtoni metabolizmin tuaj si dhe të mbani peshën nën kontrollë.
Periudha 50 vjeçare
Niveli i ulët i estrogjenit dhe progesteronit, si pasojë e menopauzës, mund të shkaktojnë akumulimin e yndyrnave. Ja se çfarë duhet të bëni për të parandaluar grumbullimin e peshës së tepërt:
1. Ulni futjen e kalorive, jo sasinë e ushqimit
Gjatë kësaj periudhe tentoni të ulni futjen e kalorive të tepërt e jo sasinë e ushqimit, sepse metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe vështirë të kryejë funskionin e duhur.
2. Keni kujdes gjatë marrjes së kalorive në orët e vona të natës
Provoni që disa orë para se të fleni mos të konsumoni ushqim me shumë kalori. Futja e ushqimeve me kalori gjatë mbrëmjes duhet të jetë deri në 50% më e ulët në krahasim me dietat ushqyese të përditshme.
3. Kushtoni kujdes marrjes së vitaminës D
Vitamina D mund të rrisë fuqinë e muskujve tuaj dhe kjo shkakton konsum më të lartë të energjisë së trupit tuaj. Pra, sigurohuni që ti jepni trupit sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine.