Romanca nuk ka nevojë për guidë apo receta, por se frymëzoheni me disa ide nuk është keq! Aq më tepër kur financat nuk janë në ditët e tua më të mira. Nuk ka rëndësi nëse jeni thjesht të lidhur, bashkëjetoni, jeni të martuar apo në takimet e para. Detajet romantike në masën e duhur s’bëjnë kurrë keq!Jo gjithmonë është nevoja të shpenzoni gjysmën e rrogës për t’u dukur i/e dashuruara e shekullit, apo një udhëtim në Paris për ta bërë të ndihet e vlerësuar. Rikthehuni tek gjërat e vogla, pasi shpesh peshojnë më shumë.
- Shkruaj diçka tek blloku/axhenda e tyre
Nëse kanë një të tillë, gjej një faqe bosh dhe shkruaj diçka të lezetshme. Deklarata të papritura si „Të dua“ në një bllok, do të surprizonte këdo!
- Trego entuziazëm për diçka që mund ta bëni vetëm ju të dy!
Sikur edhe një film apo serial në Netflix. Një recetë e gatuar bashkë apo vëmendje teksa shkruani. Kaq mund të mjaftojë!
- Bëni një arratisje të vogël bashkë
Kur ajo më pak e pret, telefonoje dhe thuaj: „Bëhu gati se vij për 5 minuta!“ S’ka fjali që të emocionin më shumë!
- Kthehuni në vendin ku u takuat për herë të parë
Nëse ky s’është detaj romantik, atëherë s’e dimë çfarë është.
- Një tufë lule!
Mbetet gjesti klasik i romancës! Mundësisht jo për ditëlindje.
- Surprizoji duke i mbushur frigoriferin me gjërat e tyre të preferuara!
Dhurata më e bukur që mund t’i bësh dikujt.
- Komplimentoje!!
Nëse do ta shohësh të buzëqeshur!
- Trego interes për t’i mësuar diçka që atij/asaj i intereson
Mos harro se këto detaje ujisin dashurinë!
- Bëni një xhiro të gjatë në park dhe bisedoni
I bën mirë marrëdhënies suaj nëse e bëni herë pas here!