1.4 C
Priština
More

    Si të trajtoni në mënyrë të rregullt flokët e gjata?

    spot_imgspot_img

    Flokët e gjata janë objeki i të gjitha llojeve të dëmtimeve, nga çarjet e deri tek dëmtimi i skajeeve. Lajmi i mirë ështe që ekzistojnë shumë mënyra që të mbani flokët tuaja të gjata të shëndetshme.

    1. Përcaktoni tipin e flokëve tuaja
    Llojet e ndryshme të flokëve kërkojnë mënyra të ndryshme për kujdesje dhe mbrojtje, kurse gama e gjërë e produkteve që sot janë në treg ju mundëson që të zgjedhni dhe të shfrytëzoni produktin e dizajnuar mu për tipin e flokëve tuaja.

    2. Përdorni brushë kualitative për flokë
    Nëse shpenzoni për një brushë kualitative flokësh, ju në të njejtën kohë do të investoni në flokët tuaja. Brushat me fije natyrale dhe brushat me fije të kthyera do të bëjnë krehjen të jetë e butë dhe pa „mundim“ për flokët.

    3. Mbani flokë të lëshuara
    Bishtat e lidhura fort, bistekët e shtrënguar dhe frizurat tjera të rënda mund të shkaktojnë dëmtimin e flokëve tuaja të gjata. Lëshojini flokët saherë që të keni mundësinë.

    4. Flokët thajini natyrshëm
    Shmangni fërkimin e flokëve me peshqir, apo edhe mbështjelljen e tyre në peshqir, sepse ajo mund të sjellë deri tek dëmtimi. Nëse ju duhet patjetër që të shfrytëzoni tharëse për flokë, rregulloni temperaturën në atë minimale.

    5. Preni flokët rregullisht

    Mundohuni që të largoni skaje e dëmtuara të flokëve çdo gjashtë deri në tetë javë. Përkundër të besuarit që flokët pastaj do të rriten më shpejtë – ato nuk do të rriten më shpejtë, mirëpo do të duken të shëndosha dhe të trajtuara mirë.

    6. Mos lejoni që flokët tuaja të hollohen
    Flokët e gjata i ekspozohen hollimit dhe nyjëzimit. Nëse i krehni flokët para se t’i lani, do të eliminoni formimin e nyjeve gjatë shamponimit. Gjithashtu, derisa flokët tuaja janë të lagura, bëjini disa herë krehje me krehër të gjerë.

    7.Zbukuroni floket sigurtë
    Shmangni kapjen e flokëve me mjete prej metali (vinklerë, shnolla), dhe flokët kapni me kapëse të buta prej pambuku, pa i shktrënguar ato fort.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...