Si të thani flokët përmes ajrit gjatë dimrit pa pasur të ftohtë

Këshilla nga stilisti i flokëve që të dukeni mrekullueshëm pa nevojën e asnjë mjeti ngrohës.

Unë absolutisht kam frikë nga tharja e flokëve në dimër. Pjesërisht, sepse duhet ta bëjë kaq shpesh – çdo të dytin mëngjes duhet të lajë flokët. Gjatë muajve të nxehtë është tërësisht normale të eci me flokë të lagura nëpër klimë të ngorhtë, mirëpo gjatë dimrit është një rrezik i madh.

Më poshtë po ju paraqesim disa këshilla të mira se si të thani flokët në mënyrën e duhur gjatë dimrit.

Përdorni peshqir për tharje të flokëve

Këshilla më e mirë për tharjen e flokëve më shpejtë është përmes këtij lloj peshqiri. Ky redukton kohën përgjysmë duke i lënë flokët më të butë dhe të manovrueshëm për stilim. Mbërtheni flokët me peshqir dhe thani për rreth 15 minuta, lironi duke shtuar pak serum dhe më pas vazhdoni me tharjen.

Anashkaloni kremin dhe kondicionerin

Gjatë tharjes së flokëve përmes ajrit, mos përdorni produkte të rënda. Kjo sepse mund të lënë më shumë lagështi në flokët tuaj, duke dyfishuar kohëzgjatjen e tharjes së flokëve.

Pastroni flokët

Sa më të pastër të jenë flokët tuaj, aq më shpejtë do të thahen. Prandaj, sigurohuni që të pastroni flokët me shampo e më pas lani mirë, shumë mirë. Përdorni kondicioner vetëm sipas nevojes. Dhe mos harroni peshqirin ta lidhni në kokë, kjo ndikon në absorbimin e ujit sa më shpejtë.

Minimizoni flokët e shpurpuritura

Secili nga produktet ndihmon në reduktimin masiv gjatë tharjes së flokëve përmes ajrit. Përdorni preparate shtesë që ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që t’i krihni më lehtë.

Kapni flokët në anë të ndryshme

Ju gjithmonë mund të ndikoni që të thani më shpejtë rrënjët duke ia ndërruar anën flokëve, duke i mbërthyer apo kapur bishtalec, gërsheta ose thejshtë punxh. Sigurohuni që të përdorni vajra, si këshillë për të mbajtur flokët e hidratuar.

kosovarja.ch