1.7 C
Priština
More

    Si të tejkaloni divorcin?!

    spot_imgspot_img

    Përfundimi i një lidhjeje është një gjë tejet e vështirë, një gjë që do ua vërtetojnë shumë njerëz që e kanë tejkaluar një veprim të tillë. Mirëpo ia kanë arritur, mund të mbijetohet! Mund të bëhen dsa gjëra që mund të minimizojnë dhimbjen tuaj dhe të njerëzve përreth, pasiqë martohemi në një familje dhe ndarja mes bashkëshortëve ndikon në të gjithë ata përreth që ju duan dhe kujdesen për ju.

    Ka disa nivele të negocimit nëpër divorc- ai legal, finansiar dhe emocional. Në aspektin e ndjenjave, mund të ndërmerren disa hapa për t`u mbrojtur dhe për të ruajtur veten përderisa divorci të jetë në procedurë, me qëllim që të vazhdoni me jetën tuaj të lumtur dhe duke synuar një të ardhme më të mirë.

    1. Komunikimi është çelësi

    Mbani kanalet e komunikimit të hapura me ish-partnerin tuaj, mirëpo kjo nuk do të thotë të bëheni shkët më të mirë që të zgjidhni problemet e juaja. Përdorni burime profesionale, advokatë, këshilltarë, mediatorë dhe kërkoni balansin mes ndjenjave dhe ekspertizës së tyre. Ata do ju këshillojnë bazuar në përvojën e tyre mirëpo në fund ju jeni ata që e njihni më mirë nga të gjithë lidhjen tuaj. Bëhuni gati për negociata dhe nëse keni acarim të bisedës, atëherë mundohuni që t`i tejkaloni problemet pasiqë shkaktojnë vetëm probleme juridike dhe e prolongojnë procesin. Punoni me veten tuaj dhe me të tjerët që e kanë për qëllim që të arrijnë marrëveshje për çdo detaj.

    1. Mirëqenia e fëmijëve të jetë prioriteti juaj

    Nëse i keni fëmijët e përbashkët, mbani në qendër të vëmendjes dhe zemrës suaj dhe mbani mend se kanë nevojë për kujdes gjatë ndarjes së dhimbshme që ata nuk e kanë kërkuar nga ju. Të qenurit prind i ndërgjegjshëm është gjëja më e rëndësishme për tu diskutuar.

    Nëse jeni në një situatë në të cilën fëmijët nuk mund të shohin prindin tjetër, kërkoni këshillim profesional për ta dhe për ju, që të procesoni si duhet ndryshimet radikale të jetës së tyre dhe të punoni bashkarisht në zhvillimin e një strategjie të shëndetshme.

    Mos i largoni fëmijët nga njëri prind pa marrë parasysh mllefit. Dashuria ndaj fëmijëve dhe mbrojtja e ndejnjës së familjes dhe përkatësisë është thelbësore po aq sa nevoja e ndjenjës së sigurisë. Provoni të jeni të qetë me fëmijët tuaj dhe të jeni të kujdesshëm. është në rregull të grindeni mirëpo mos e bëni një gjë të tillë para fëmijëve.

    1. Vendosni kufij mes ish-partnerit dhe jetës suaj të re

    Vendosni kufij rreth asaj se sa shumë gjëra i ndani bashkë, edhe në qoftë se jeni divorcuar miqësisht, gjëja më e gabuar është nëse jeni tepër miqësorë. Gjatë divrcimit dhe pas tij është me rëndësi që të krijoni hapsirën tuaj dhe mos të flisni për jetën sociale apo t`i jepni njëri tjetrit çelësat e shtëpisë përderisa është e qarte se e keni tejkaluar divorcin dhe secili ndjehet komod me këtë fakt.

    1. Mos “kërceni” menjëherë në një lidhje të re

    Viti i divorcimit dhe viti pas tij mund të jenë të mbushur me seks kthimi, madje edhe me kthim të sërishëm të lidhjes. Njerëzit tërhiqen nga krahët e të dashurit të ri sepse ndjehen komod dhe të sigurtëm posaqërisht kur kanë mungesë të seksit që ishte pjesë e rëndësishme e lidhjes së shkuar. Shmanguni nga vendimet për lidhje afatgjate në këtë periudhë dy vjeçare, mos u martoni sërish apo të lidheni me dikë, të keni foshnje me dikë, përderisa nuk e kuptoni kush jeni pas divorcit. Njerëzit evoluojnë në martesë dhe një proces i dhimbshëm si divorci ndikon 1do individ në mënyrë të ndryshme. Lejoni vetes një kohë për shërim, rritje dhe për tejkalim të situatës, para se të vraponi që të lidheni me dikë.

    1. Krijoni rrjet të përkrahjes

    Kushdo që të jetë ai person, qoftë mikshë, familja apo një grup i miqve, bashkëpunëtor që ka kaluar në të njejtën procedurë, apo edhe nëse nuk është person por ndonjë aktivitet që redukton stresin tuaj. Sigurohuni të keni një person që ju përkrah dhe që zbutë stresin dhe brengat, nuk ka turp kur keni nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

    1. Përdoreni në maksimum teknologjinë

    Nëse jeni përdoruese e teknologjisë, posaqërisht smartfonëve, përdoreni atë në avantazhin tuaj përderisa kaloni gjatë një divorci. Ekzistojnë shumë aplikacione për divorc që ofrojnë suport të ndryshëm, teknika dhe burime të reduktimit të stresit, andaj përdoreni teknologjinë në të mirën tuaj.

    1. Pranoni gjendjen e ndryshueshme emocionale

    Do të keni kohë kur do të ndjeheni shumë poshtë dhe keq madje edhe të pasigurta se do ta tejkaloni këtë proces. Do të ketë kohë që do të ndjeheni se jeni duke filluar sërish me jetë, jeni duke rilindur dhe jeni të sigurta se rrugëtimi juaj do të jetë i mbushur me lumturi. Asnjë ndjenjë nuk zgjat përgjithmonë ndërsa ju mund të ndjeni ndjenja të ndryshme për një kohë të shkurtë. Vetëm ju duhet kohë që të rikuperoheni. Jeta është e mirë, andaj edhe ju do të jeni në rregull./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...