5.5 C
Priština
More

    Si të shpëtoni nga herpesi në buzë

    spot_imgspot_img

    Herpes janë plagë të vogla me kruarje, si dhe prishin madje pamjen, sepse ato ndodhen në fytyrë, përreth dhe në buzë. E shkakton virusi Herpes simplex, i cili bën pjesë në grupet e ndryshme të mëdha të herpesit. Herpes simplex tip 1 në mënyrë orale shkakton ndryshime në lëkurë, gojë, sy dhe ndezje në tru, kurse bartet përmes ‘pikëzave’ të infektuara.

    Si mund të infektoheni?

    Virusi Herpes simplex tip 1 i cili shkakton krijimin e fluskave në lëkurë përreth dhe në buzë (herpes labialis), bartet përmes kontakteve direkte të lëngjeve trupore të infektuara apo sekrecioneve të lëkurës së shëndetshme dhe mukozës. Pastaj përmes gjakut dhe limfës bartet në inde tjerë. Më së shumti përqëndrohet në qelizat nervore përreth, ku fshihet nga mbrojtja njerzore.

    Pas infektimit sëmundja fillon me kruarje karakteristike, ngacmim dhe dhimbje të gojës. Pas gjashtë orëve, ose pas disa ditësh paraqitet fluskë apo grup fluskash. Ato pëlcasin dhe kalojnë në dregëza, të cilat thahen dhe bien. Dhimbja është e pranishme kryesisht gjatë kohës së fluskave. Nyjet lokale limfatike janë të zmadhuara dhe me dhimbje. Dhimbja përfundon rreth pesë ditë deri në dhjetë ditë.

    Herpesi paraqitet në buzë, në kufi të lëkurës dhe mukozës, kurse mundë të zgjërohet në faqe, hundë dhe mjekërr. Rrallëherë simptomet paraqiten në gojë, kurse nëse paraqiten atëherë janë të mundshëm në qiellzë apo vetëm në mishin e dhëmbëve. Kjo më së shpeshti ndodhë te foshnjat dhe fëmijët e vegjël me temperaturë. Pacienti ekskreton (tajit) virus në sasi të mëdha në ditët e para të sëmundjes. E hasim në pështymën e tij dhe duartë. Virusi është nikoqir i maskuar i njeriut. Është interesante se në mesin e popullatës me një standard të lartë të jetesës në periudhën e pubertetit infektohen 30-50% të popullsisë. Në vendet në zhvillim, në të njëjtën periudhë janë të infektuar 90%. Pas infeksionit fillestar, virusi herpes mbetet në trupin e njeriut gjatë gjithë jetës së tij. Kohë pas kohe riprodhohet, duke rezultuar në shenja tjera klinike.

    Riparaqitjen e herpesit e shkaktojnë faktorë të ndryshëm të brendshëm, të tilla si temperatura e lartë, probleme të tretjes, imuniteti i ulët, stresi, operacionet, menstruacionet dhe ftohjet. Gjithashtu herpesin e shkaktojnë lehtë edhe ndikimet nga jashtë, re-infeksionet, drita ultraviolete, pijet alkoolike, kafja dhe cigaret. Ndryshimet ndodhin gjithnjë në të njëjtin apo saktësisht në të njëjtin vend, ku ka qenë herpesi i mëparshëm.

    Përgatisni vetë ilaçin për shërimin e herpesit

    GJithçka që ju duhet është të keni:

    • vaj ulliri
    • vaj lavandeje
    • vaj eterik balsami.

    Në një filxhan kafeje hudhni një lugë kafeje vaj ulliri. I shtoni pesë pika vaj eterik balsami si dhe dy pika vaj lavandeje.
    Përzieni të gjithe përbërësit. Lereni që lëngu i fituar të qëndrojë për gjysëm ore dhe pastaj lyeni vendin 3-5 herë në ditë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...