11 C
Priština
More

    Si të shpëtoni në mënyrë natyrale nga dhimbjet (ngërrçet) në këmbë?

    spot_imgspot_img

    Ngërrçet në këmbë i karakterizon dhimbja e papritur dhe shtrëngimi i muskujve të këmbëve. Këto janë zakonisht muskujt e pulpës të lozhës së pasme apo quadricepsi edhe pse ngërçi zakonisht zgjatë vetëm disa sekonda, nganjëherë duhen disa minuta për të çlodhur muskujt. Kur muskujt të çlodhen, atëherë edhe dhimbjet e ngërrçit zakonisht shuhen.

    Çka i shkakton ngërrçet në këmbë?

    Disa gjëra të caktuara paraqesin faktorët e shfaqjes së ngërrçeve në këmbë, edhe pse nuk i provokojnë drejtpërdrejt. Këta faktorë janë:

    • Dehidratimi
    • Ushtrimi i mundimshëm
    • Muskujt e lodhur
    • Lëndimet
    • Mungesa e mineraleve
    • Qarkullimi i dobët
    • Mbipesha
    • Efektet anësore të barnave të caktuara

    Çfarë duhet të bëni?

    • Uthulla e mollës: Në një gotë me ujë të vakët përzieni një lugë çaji mjaltë dhe dy lugë uthull molle, përzieni mirë dhe pini.
    • Përdorni presionin: Shtypni me grusht apo me gishtin e madh zonën e ngërrçeve për pesëmbëdhjetë sekonda. Pas kësaj ngërrçi zakonisht tërhiqet.
    • Tendosja (shtrierja): Nganjëherë ecja është një nga mënyrat më të lehta (nëse është e mundur), veçanërisht nëse bëhet fjalë për ngërrçe në kofshë. Nëse ngërrçi është në pulpë, tërhiqeni këmbën lart ose me ndihmën e dorës ose duke e mbështetur në dysheme.
    • Uluni në vaskë me ujë të ngrohtë: Uji i ngrohtë ndihmon për çlodhjen e muskujve dhe zbutjen e dhimbjeve.
    • Bananet dhe patatet: Nëse vuani shpesh nga ngërrçet në këmbë, kjo mund të thotë se ju mungon kaliumit. Burimet më të mira të këtij minerali janë bananet dhe patatet, ashtuqë të ishte më shumë se mirë që t’i konsumoni sa më tepër (banane çdo ditë, patate çdo të dytën apo të tretën e ditës)./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...