1.4 C
Priština
More

    Si të shpëtoni foshnjen tuaj nëse i ndalet frymëmarrja

    spot_imgspot_img

    Një studim britanik ka zbuluar se vetëm çereku i prindërve dinë se si të rianimojnë foshnjet e tyre nëse u ndalon frymëmarrja.

    Shumica e prindërve tmerrohen nga vetë paramendimi i një situate të tillë, andaj edhe nuk interesohen për të mësuar teknikën që do të mund të shpëtojë jetën e foshnjes së tyre në momentin më kritik.

    Që t`u hiqet frika nga kjo situatë, në spital ka bërë një video në të cilën mund të shihni se si në një mënyrë të thjeshtë mund ta kryeni metodën e rianimimit.

    Një gjë duhet ta keni të qartë, mënyra e duhur e dhënies së frymëmarrjes artificiale e rrit mundësinë e mbijetimit të foshnjes, gjegjësisht shpëton jetën e fëmijës suaj.

    Ja se si të kryeni rianimimin e foshnjes:

    1. Lajmërojmë ndihmën e shpejtë.

    2. E lëmë foshnjen në sipërfaqe të rrafshë dhe ia lakojmë kokën prapa që të lirojë kanalet e frymëmarrjes.

    3. I japim foshnjes frymë artificiale ashtu që e vendosim gojën tonë tek goja dhe hunda e foshnjes, pastaj 5 herë i japim frymë butësisht.

    4. Mbështesim dy gishta tek gjoksi i foshnjes dhe shtypim 30 herë në ritëm të drejtë.

    5. E përsërisim dhënien e frymës artificiale, vetëm këtë herë i japim frymë vetëm dy herë.

    6. Përsërisim shtypjen me gishtërinjtë në gjoks duke shtypur në ritëm të drejtë për 30 herë.

    7. Përsërisim dhënien e frymës artificiale dhe shtypjes në ritëm për 30 herë derisa të arrijë ndihma e shpejtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...