0.5 C
Priština
More

    Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar gjatë ditëve të ftohta

    spot_imgspot_img
    Përveç të ftohtit, gjatë kësaj kohe na duhet të përballemi edhe me flokë që elektrizohen çdo sekondë! Nuk ka rëndësi nëse sapo ke dalë nga salloni me krehjen e preferuar, i ftohti nuk do të të lërë t’i shijosh, aq më tepër nëse i shton ndonjë kapele apo shall rreth qafës.
    Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar?
    1. Si fillim duhet t’i thani me një peshqir/çarçaf për të shmangur elektrizimin që shkaktohet nga tharja. Para se të flini mund t’i kaloni me lehtësi një krëhër.

    2. Vendosni conditioner që floku të qëndrojë i hidratuar.

    3. Aplikoni pak nga hidratanti i fytyrës për fijet e hallakatura nga elektrizimi.

    4. Lagni pak gishtat me ujë dhe prekni butësisht flokët. Kjo do të balancojë ngarkesat pozitive dhe negative.

    5. Merr një enë në formën e një sprucatori dhe brenda saj hidhni: ujë, kripë dhe balsam për flokët. Tundeni enën derisa të lidhen përbërësit bashkë. Lënda e përftuar do të jetë gati sa herë ju do të bëheni gati për të dalë nga shtëpia .

    6. Të paktën 1 herë në javë bëni një maskë me avokado ose kokos do t’jua mbajë flokët të hidratuar.

    Burimi: Health Line

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...