Dollapi juaj është plot rroba, por ju ende ndjeheni që nuk keni asgjë për të veshur? A ndiheni fajtor çdo herë që i shikoni ato rroba në dollapin tuaj? Nëse është kështu, ne kemi përgatitur disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që të zhvilloni një strategji për blerje. Revista, reklama, katalogë, të gjithë këto na shtyjnë për të blerë rroba. Nuk ka asgjë të keqe me atë që ne duam të jemi në trend, por kini kujdes çka jeni duke blerë. Për të shmangur gabimet, kemi nevojë për të zhvilluar një strategji për blerje.
Për të përcaktuar se cilat rroba janë të humbura në veshjet tuaja
Është e lehtë që të zgjidhni rrobat e reja, por mos harroni që të siguroheni për llojin e rrobave që mungojnë në dollapin tuaj. Mund të ndodhë që të keni dëshirë të vishni një kombinim dhe të kuptoni që disa nga rrobat tuaja më nuk janë në gjendje të mirë për tu veshur. Në dollapin tuaj mbani 80% rroba që ju gjithmonë mund të vishni, kurse 20% shtesë. Por shpesh herë me të vërtet ndodh e kundërta.
Zgjidhni rrobat të cilat i vishni më shpesh
Secili prej nesh e ka stilin e vet në të cilin ndihet më mirë. Prandaj, në dollapin tuaj mbani disa pjesë të rrobave më të preferuara në një ngjyrë apo formë të ndryshme, pavarësisht a janë ato xhinse, fustane, këmisha apo bluza. Këto rroba do të na bëjnë të lumtur. Analizoni mirë gjërat tuaja të preferuara siç është prerja, pëlhura, rehatia etj., në mënyrë që në të ardhmen të bleni veshje të tillë.
Mirë shikojeni veshjen e cila ishte një zgjedhje jo e duhur
Siç e kemi thënë tashmë, zgjedhjet e këqija mund të na bëjnë që të ndihemi fajtor për këtë. Prandaj më mirë është të bleni rroba që do të vishni në mënyrë të sigurt, edhe nëse këto rroba nuk janë të modës më të fundit. Mos shikoni nëse janë rroba shumë të lira, sepse në qoftë se ju nuk do të vishni atë në fund do të jetë shumë e shtrenjtë, sepse ajo do të qëndroj vetëm e palosur në dollapin tuaj. Bëni një listë të rrobave që ju kurrë nuk i vishini, dhe arsyeja pse nuk i vishni, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të mos gaboni në blerjet e ardhshme.
Shikoni cilësinë
Shpesh ndodh që për shkak të cilësisë së dobët të veshjeve pas disa larjeve më ato rroba nuk mund të vishen. Mos hezitoni që të shtoni pak më shumë para për rroba të cilësisë së lartë të cilën mund të vishni për një kohë të gjatë. Por mund të ndodh që veshjet e shtrenjta nuk do të thotë që janë gjithmonë me cilësi të mirë. Kontrolloni se si iu është bërë qepja, nëse pullat janë mire të qepura, etj …