Nëse e keni të vështirë të ushtroni mirëpo disi ia dilni mbanë, dhe secilën herë mendoni me vete se jeni lodhur, ja disa këshilla që do ju ndihmojnë të motivoheni.
- Ndryshoni llojin e ushtrimeve
Ndoshta nisja për stërvitje është e vështirë sepse zakonisht bëni ushtrimet e njejta dhe nuk i ndërroni rekuizitat (në këtë rast mundohuni të bëni ndryshimim e këtyre dyjave), dhe ndoshta keni nevojë të ndryshoni sportin me të cilin merreni. Shembull, aerobiku dinamik me muzikë “dance” ndërroni për jogën ose pilates me muzikë të qetë dhe relaksuese në sfond. Nëse vrapi ju duket i mundimshëm provoni not, ka një shumëllojshmëri të sporteve- mësoni mundësitë dhe shkoni për stërvitje në diçka të re.
- Psiko-truqe: bëhu trajner i vetes
Bazat e psikologjisë na mësojnë se njeriu duhet ta dojë veten dhe në rend të parë të jetë shoku më i mirë i vetes së tij, në këtë rast – trajner i vetes. Aktiviteti fizik apo aktiviteti sportiv, së bashku me një dietë të përshtatshme, është arsyeja kryesore e vijës së mirë trupore dhe luftues i stresit, disponimit të keq dhe sëmundjeve të shumta. Nëse në stërvitje nuk keni trajner adekuat apo keni nevojë për një të tillë që ju detyron të stërviteni, bëhuni trajneri juaj. Paramendoni çfarë do të dëshironit të ju thotë trajneri juaj, çfarë do i flisnit një personi si puna juaj, i prirur në mungesa? Drejtoni gishtin tek vetja dhe thuani “ do të stërvitesh dhe pa justifikime”.
- Shtoni muzikë apo film
Me muzikë të mirë apo diçka që ju çorienton lehtë dhe është interesante, do ju motivojë më shumë të stërviteni. Nëse gjatë ushtrimeve nuk keni muzikë, ndoshta mund të vëni kufjet dhe të lëshoni këngët e preferuara apo edhe të lëshoni muzikë nëpërmjet altoparlantëve, nëse jeni duke ushtruar në shtëpi. Nëse ushtroni në biçikletën statike, mund të ktheni atë në drejtim të TV-së dhe të shikoni ndonjë film të mirë përderisa ushtroni, apo të përcjellni programin tuaj të preferuar. Kështu koha do ju kalojë më shpejtë dhe do stërviteni më gjatë.
- Përcjelleni progresin
Krijoni një tabllo dhe në të shënoni kur dhe sa gjatë keni ushtruar. Mund të bëni edhe sistem të shpërblimit, shembull nëse ushtroni tri herë në javë në fundjavë do të dilni në kinema. Dëshironi të dobësoheni, në tabllo shkruani edhe kilogramët, çfarë keni ngrënë si dhe sa ujë keni konsumuar.
- Stërvituni në shoqëri të mirë
Në shoqëri të mirë gjithçka është e lehtë, poashtu edhe sporti. Sipas kësaj, nëse shoqja juaj është regjistruar të mbajë orë për zumba, atëherë edhe ju përcilleni sepse njëra-tjetrën mund ta motivoni, shkurt e shqip, njëra-tjetrën e nxjerrni nga shtëpia për të ushtruar.
- Garoni !
Nëse mundeni të merrni pjesë në ndonjë konkurs sepse ajo gjë do ju motivojë dhe do ju bëjë të mundoheni më tepër, sidomos kur bëhet fjalë edhe për çmim. Ose lajmrohuni në ndonjë kurs sportiv në të cilin progresi juaj monitorohet nga media. Gjithashtu mund të vëni bast me shokët se kush, për një muaj, do të bëjë më shumë pompa…/kosovarja.ch/