Një ditë me shi dhe e zymtë ju bën të ndiheni pa energji dhe pa motivim. Shumë njerëz pëlqejnë të rrinë në shtrat, të shohin televizor dhe të mos dalin jashtë shtëpisë. Prandaj, e keni ju në dorë për të qëndruar i motivuar në këto ditë me shi, duke bërë disa gjëra, si më poshtë.
Ndriçoni hapësirën
Nëse vendi i punës apo hapësira e shtëpisë është e errët, ajo çka duhet të bëni, është të ndriçoni ambientin ku po rrini, në mënyrë që të ndiheni më të motivuar.
Dëgjoni muzikë
Nëse bëni pjesë tek ata persona që nuk ju çlodh shiu, atëherë merrni një palë kufje dhe dëgjoni muzikë ritmike.
Zgjidhni një listë muzikore me këngë optimiste, energjike dhe mos e mbani mendjen te retë e errëta dhe shiu jashtë.
Ushtrohuni më shumë
Nëse hapësira juaj e stërvitjes është jashtë, shiu ndikon në rutinën tuaj të përditshme.
Për ditët me shi, bëni një rutinë ushtrimesh në shtëpi, ose shkoni në palestër. Edhe shumë pak lëvizje luan një rol të madh në ngritjen e humorit gjatë ditëve me shi.
Ushqehuni shëndetshëm
Kur bie shi dhe ftohtë është një ide më e mirë që t’i jepni energji trupit tuaj me ushqime të shëndetshme. Do të jeni edhe më të fokusuar.
Ndizni qirinj
Aromaterapia me të vërtetë ndikon në nivelin tuaj motivues. Ndizni disa qirinj që ju kujtojnë diellin e verës ose plazhin. Kur ndryshoni mjedisin tuaj të brendshëm – është shumë më e lehtë të harrosh botën e zymtë jashtë.
Ditët me shi mund të krijojnë një kohë të mirë për të përmbushur detyrat që kërkojnë pak më pak fokus ose energji.
Për të qëndruar produktiv në një ditë me shi, mund t’ju duhet të rishkruani listën tuaj të detyrave.