5.5 C
Priština
More

    Si të përgjigjeni me kujdes në pyetjet e ‚mërzitshme‘ të prindërve

    spot_imgspot_img

    Lehtësoni jetën e prindërve dhe vetes, me këtë mini cicëron për ti tejkaluar takimet familjare… 

    Takimet me familjare janë të pashmangshme e bashkë me to vijnë edhe ato pyetjet koti të familjes së ngushtë dhe asaj të gjerë. Sigurisht, ata sinqerisht merakosen për juve dhe kanë dëshirë që të dinë se jeni mirë, këtë gjë e dini edhe ju, por ata shfrytëzojnë secilin rast që të ju kripin mendjen me këshilla të arta, të cilat ju me siguri nuk dëshironi t’i dëgjoni.

    Kjo situat është më e thjeshtë. Mos i lodhni me gajlet tua, apo thënë më drejtë – mos i jepni shkas që të ju kapen në qafë me këshilla se si duhet ta jetoni jetën. Përgjigjuni shkurt dhe qartë. Për shembull kështu:

    Si je?

    Normal thoni Super! Shkëlqyeshëm!

    Mos thoni: E urrej jetën time dhe sinqerisht po vuaj për ditët e mija të shkollës së mesme kur nuk kam pasur nevojë të merrem me punët e të rriturve, sende që po ma bëjnë ferr jetë.

    A e ke nxehjen në banesë të mirë?

    O po, e shkëlqyeshme është!

    Mos thoni: Dikush është dashur të më thotë dy muret e dhomës së fjetjes të mërdhijnë në dimër kur është minus 20, kam fatin që Pjetri flenë shpesh, dhe nxehem pak.

    Si e keni në punë?

    Të gjithë në familje dëshirojnë të dinë që viti i parë i fakultetit në vetë financim i është shpaguar, andaj me vetëbesim përgjigjuni: Fantazi! Shefi dhe unë merremi vesh shumë mirë dhe kam shumë mundësi për avancim.

    Mos thoni: Nëse nuk ndalet të më trajtojë kështu si sekretareshën e saj dhe të mi shikojë këmbët, do ia hedh në fytyrë atë kafe pa sheqer që e kuron çdo mëngjes.

    A ke bërë vizitë sistematike këtë vit?

    Atë nuk e kalojë! Të gjitha rezultatet i kam të mira.

    Mos thoni: Fati që Marija më ka marrë tek gjinekologu, se ndryshe nuk e kisha ditur që kam nevojë për antibiotik.

    Si është e mundur që nuk ke të dashur?

    Momentalisht jam e fokusuar në fakultet-karrierë, nuk kam shumë kohë për dalje.

    Mos thoni: Pjetri është i dashuri im, edhe pse është maniak seksual dhe aspak i përgjegjshëm.

    Çka bën Maja (Shoqja nga fillorja, kuptohet)

    Para disa ditësh kemi qenë në kafe , shumë mirë i shkon në punën e re.

    Mos thoni: Herën e fundit jemi parë në verë kur kemi qenë të dyja të dehura dhe rastësisht jemi takuar.

    Kjo pallto nuk duket e nxehtë?

    Oh, i nxehtë është, ka të brendshme, dhe e vesh me këtë shall të madhe dhe vërtet jam mirë.

    Mos thoni: Nganjëherë mendoj që stili i përkryer nuk ja vlen gjithë këtë mundim, ndërsa edhe momentet zakonisht vijnë në 7 të mëngjesit kur pres autobus, në minus një mijë. Sigurisht, më kalojnë mendime të tilla të errëta.

    A ushqehesh ti me diçka?

    Absolutisht, nuk i kaloj as pemët as sallatat. Ndoshta e kam humbur një kilogram, por kjo për shkak se ushtroj joga rregullisht.

    Mos thoni: Asgjë nuk e shëron mahmurllëkun më mirë se qoftja me urnebes! Normal pas kësaj vijnë tre ditë me sallatë jeshile, që ta lehtësojë dëmin e bërë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...