-0.9 C
Priština
More

    Si të përgatisim avokadon

    spot_imgspot_img

    Avokado është pemë e cila rrjedh nga Afrika e Jugut, dhe e cila është plot vitamina, minerale dhe gjëra tjera ushqimore të rëndësishme. Avokado në pamje na përkujton pak dardhën, shpesh i’a rekomandojnë grave shtatzëna, sepse është i domosdoshëm për rritjen e foshnjës. Është shumë i shëndetshëm, por shumë njerëz nuk dijnë se si mund të konsumohet. Avokado gjithnjë konsumohet i freskët (papërpunuar), por ekzistojnë disa mënyra të përgatitjes së tij. Në vazhdim po ju japim disa mënyra të përgatitjes së avokados.

    PËRGATITJA E AVOKADOS

    Gjatë blerjes së avokados duhet të keni kujdes që avokado të jetë i butë në prekje, sepse vetëm ashtu është plotësisht i pjekur dhe i përdorshëm, si dhe bëni kujdes të veçant të mos jetë i lënduar.

    Gjëja e parë që duhet bërë për përgatitjen e avokados, është që ta qëroni. E qëroni menjëherë para përgatitjes dhe shërbimit sepse tuli i tij nuk është i mbrojtur nga lëngu i limonit, ashtuqë shpejt nxihet. Pas qërimit të avokados, e preni përgjysmë, dhe i nxjerrni bërrthamën.

    Avokado mund të hahet i freskët i prerë në feta, por mund t’i shtoni edhe erëza (mëlmesa). Avokado kriposet në mënyrë që i shtoni kripë me majë gishtash, disa pikë lëng limoni, me vaj ulliri, uthull balsamike apo piper. Me këto erëza shija e tij ekzotike do të shtohet më shumë.

    Mund ta përgatitni edhe me pak qumësht si dhe duke përzier me disa fruta tjerë, ashtuqë fitoni një ‘smoothie’ të shijshëm. Kombinimin e frutave me të cilat do ta përzieni, mund ta zgjedhni vetë. Për cilindo kombinim që të vendosni, mos dyshoni sepse do të dalë i shkëlqyer dhe shumë i shëndetshëm.

    Avokado shumë përshtatet me sallata të ndryshme, kurse mund ta përzieni me lakrën e kuqe, majdanoz, domate, bërzillok, qepë dhe hudhër. Shijet do të jenë të shkëlqyera, kurse përshtatet me çdo lloj gjelle.

    Me avokado mund të krijoni edhe një masë të shijshme për lyerjen e bukës, siç e përdornin më parë marinarët. E tëra që ju nevojitet është pak vaj i virgjër i ullirit dhe avokado. Shtrydheni avokadon, shtoni vajin e virgjër të ullirit dhe përzieni. Lyeni bukën me masën e fituar dhe kënaquni!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...