Adoleshentet i nënshtrohen shumë ndryshimeve fizike, prandaj edhe kanë probleme të caktuara që sjellin dilema dhe ndikim negativ në vetëbesimin e tyre, duke i bërë këto vite të tmerrshme për shumë të reja.
Nëse jeni një adoleshente dhe jeni e zënë me probleme të ndryshme të bukurisë, nuk jeni e vetme. Fatmirësisht, nuk keni nevojë që të rrini duarkryq dhe të shpresoni se problemet do të zgjidhen një ditë vetvetiu. Ja disa zgjidhje të thjeshta dhe efektive për problemet e shumta që ju bezdisin.
Puçrrat e fytyrës
Një nga problemet më të zakonshme të lëkurës që përbën tmerrin e adoleshenteve janë puçrrat. Kjo gjendje aq e frikshme shkaktohet nga ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin tuaj. Ja disa këshilla të mira për zgjidhjen e problemit tuaj:
- Ka shumë krema anti-puçrra në këto ditë, kërkoni diçka që përmban benzinol peridoksid. Nëse dëshironi që mos të përdorni kimikate, mund të përdorni fruta që përmbajnë acid.
- Pastrojeni fytyrën më shumë se dy herë në ditë që të largoni yndyrën e tepërt dhe të mbani larg ndytësinë që ushqen puçrrat. Larja e tepërt e fytyrës nuk do ju sjellë më tepër dobi.
- Aplikoni hidratues me bazë ujore që nuk do të bllokojë poret e juaja dhe të shkaktojë më tepër probleme.
Lëkurë me yndyrë
Gjëndrat dhjamore që krijojnë sebum apo yndyrë kanë tendencë të jenë shumë aktive në periudhën e adoleshencës. Prandaj keni fytyrë që shkëlqen, ndërsa këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë me këtë gjendje:
- Kërkoni pastrues të fytyrës të formuluar për lëkurë yndyrore pasiqë ka përbërës që tret sebumin e tepërt pa shkaktuar thatësi. Mundohuni të mos e pastroni fytyrën më shumë se dy herë në ditë pasiqë kjo do bëjë që gjëndrat të tajojnë më tepër yndyrë.
- Mos harroni të hidratoni lëkurën tuaj! Vetëm spe fytyra juaj është e yndyrshme nuk do të thotë që nuk ka nevojë për hidratim, yndyra nuk hidraton qelizat e lëkurës. Kërkoni hidratues me bazë ujore me formulim të lehtë që nuk do e bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë së tepërmi dhe nuk do i bllokojë poret e lëkurës.
- Shtresoni dy apo tre herë në jave që të pastroni poret dhe të largoni qeizat e vdekura të lëkurës. Pasiqë keni fytyrë të yndyrshme , poret e juaja janë më të prira të bllokohen dhe infektohen, gjë që rezulton me shpërthim.
Djersitje e tepërt
Djersitja e tepërt mund të ju turpërojë në dy mënyra, së pari, ju bën të dukeni si një garues për fanella tlagura; së dyti, ju bën që të kutërboni. Për shkak të hormoneve hiperaktive, gjënrat e djersitjes kanë tendencë të tajojnë më tepër djersë se sa është e nevojshme. Ja disa këshilla të mira kundër djersitjes eksesive:
- Veshni rrobe që janë nga pambuku, shmanguni nga veshje me fibra sintetike sepse do e pengojnë frymëmarrjen e lëkurës suaj.
- Reduktoni konsumimin e ushqimit pikant dhe pijet e nxehta. Pikantët ndikojnë në rritjen e temperaturës suaj trupore, gjë që ju bën të djersiteni më shumë.
- Bëni dush rregullisht. Përdorni sapun antibakterial të ndaloni zhvillimin e mikrobeve. Sigurohuni se jeni tharë para se të vishni rrobet, posaqërisht çorapet dhe këpucët. Përdorni antiperspirant të kualitetit të lartë që ndihmon sqetullat të mos djersiten shumë dhe të kutërbojnë./kosovarja.ch/