1.4 C
Priština
More

    Si të mposhtni dëshirën për të shkelur dietën

    spot_imgspot_img

    Një person në dietë, kalon pjesën më të madhe të ditës duke u ndier i uritur dhe duke ëndërruar për pjata të bollshme me ushqim.Në kemi mësuar diçka nga historia e Evës dhe Adamit është se psikologjia e njeriut e bën të ndaluarën më interesante për syrin dhe mendjen, shkruan “AgroWeb”.

    Kjo, sipas psikologëve ka të bëjë me ndjesinë e kuriozitetit që është rrënjosur thellë që në fëmijëri.

    Në rastin e ushqimit ama, kurioziteti ka të bëjë pak, sidomos kur jemi në dietë. vKur jemi me dietë, shumë ushqime i kemi të ndaluara, dhe pikërisht përse janë të ndaluara, i dëshirojmë më shumë.

    Një person në dietë, kalon pjesën më të madhe të ditës duke u ndier i uritur dhe duke ëndërruar për pjata të bollshme me ushqim. Vjen një pikë që njeriu nuk frenohet dot, dhe dieta ikën si vapa me gushtin, ose tetorin në rastin tonë.

    Përpara se të mësoni për mënyrën se si të frenonin nepsin për ushqime kur jeni me dietë, duhet të kuptoni diçka për urinë. Pikënisja e urisë është hormoni i njohur si ghrelinë.

    Punën e këtij hormoni mund ta krahasojmë me matësin e karburantit në makinën tuaj. Nëse nivelet e karburantit janë në rënie, atëherë shigjeta e tregon atë dhe duhet të furnizohesh menjëherë.

    Këtë gjë bën edhe hormoni i urisë. Puna e tij është të dërgojë në tru sinjalin kur është koha për ushqim.

    Në fillim nis si një përshpërimë dhe më pas transfomohet në ulërimë.

    Çfarë ndodhë nëse injoroni sinjalin e urisë?

    Njeriu ka tendencën t’i dorëzohet urisë, sado e pajustifikuar apo emocionale të jetë ajo. Sinjali i hormonit është shumë i zhurmshëm kur vjen një orë e caktuar, por nëse njeriu e injoron dhe bën rezistencë.

    Le të kuptohemi drejt, kjo llogjikë nuk vlen nëse ju qëndroni pa ngrënë për ditë të tëra.

    Por në rastet kur jeni me dietë, ose kur sapo keni ngrënë dhe ndiheni sërish të uritur është e nevojshme ta mbani nën kontroll. Po, është e mundur dhe trupi do të përshtatet.

    Si të frenoni nepsin tuaj kur jeni me dietë?

    Ekspertët thonë se në fillim duhet të gjeni një dietë që ju përshtatet dhe mbi të gjitha të mos jetë drastike. Së dyti, duhet të kuptoni që dieta është ndryshe nga regjimi ushqimor.

    Dieta është diçka afatshkurtër dhe rezultatet e saj janë të kufizuara në kohë. Së treti, kujdesuni që të hani më shumë proteinë, sepse ajo ju mban të ngopur për më gjatë.

    Së katërti, mos neglizhoni ushqimet e pasura me fibër, të cilat gjithashtu ju mbajnë të ngopur.

    E fundit, por jo për nga rëndësia, hani dhe përtypuni ngadalë që të keni një ngopje më të qëndrueshme në kohë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...