0.5 C
Priština
More

    Si të mposhtim pagjumësinë

    spot_imgspot_img

    Mungesa e gjumit e shkatërron shëndetin e njeriut, dhe ata që vuajnë nga pagjumësia e din se sa e mjerueshme është cilësia e jetës, kur ata janë pa gjumë. Më shumë se gjysma e njerëzve vuajnë nga pagjumësia, një e treta e këtij numri janë femra.

    Studimi është kryer në 20.000 njerëz që vuajnë nga mungesa e gjumit dhe tregon se njerëzit e tillë janë pa pushtet, humor dhe të nevrikosur, më pak produktivë në punë dhe e kanë vështirë për t’u përqëndruar. Edhe më keq është se pagjumësia ndikon në shfaqjen e diabetit, depresionit, shtypjes së lartë të gjakut dhe gjakderdhjes në tru.

    Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar cilësinë e gjumit? Colin Espi, profesor i psikologjisë klinike, beson se një faktor i rëndësishëm në cilësinë e gjumit është „higjiena e gjumit.“ Kjo do të thotë se duhet të mbajmë rutinën para se të shkojmë në shtrat, si dhe komoditetin e dhomës ku ne flejmë.

    Drita

    Një dhomë e errët është e rëndësishme për gjumë të mirë. Shmangni dritën e fortë për të paktën dy orë para gjumit. Kjo do të thotë që puna në lapotop, përdorimi i smartphone dhe shikimit të televizionit, është e ndaluar rreptësisht. Këto lloje të dritës na shtynë që të mendojmë që është  ditë dhe automatikisht na mbajnë zgjuar.

    Dhoma e gjumit

    Dhomat e gjumit duhet të ajërosen mirë, me një temperaturë rreth 18 gradë. Një dyshek dhe jastëk të rehatshëm nënkuptohen.

    Ushqimi, pija, stërvitja

    Të gjithat që stimulojnë trupin, kafja, alkooli, çokollata, cigaret, ushqimi i rëndë, ose ushtrimi i zellshëm, do të bëjnë të vështirë pët t’ju nxënë gjumi. Ushtrimet njëzet minutëshe do t’ju ndihmojë për të rregulluar gjumin tuaj, por duhet të shmangni atë para gjumit.

    Gjumi pasdreke

    Gjumi i pasditës apo dembelizmi gjatë fundjavës, nuk do të jetë shumë i dobishëm në qoftë se ju dëshironi të keni një natë me gjumë të cilësuar. Mëso organizmin për të funksionuar si një orë, përndryshe shtrihuni çdo natë në të njëjtën kohë në mënyrë që të zgjoheni të ngopur me gjumë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...