Një erë e pakëndshme vaginale mund të jetë një tregues i problemeve serioze shëndetësore. Kjo mund të jetë një infeksion, marrje e ushqimit të dëmshëm, dhe nëse nuk jeni të kënaqura me erën e pjesëve intime, edhe jeta juaj seksuale mund të vuajnë. Ju sjellim disa këshillas se si gjithmonë të keni erë të këndshme dhe të freskët në pjesët tuaja intime.
Nëse ju e vëreni nje erë të ndryshme nga ajo e zakonshme,konsultohuni me gjinekologun tuaj , i cili do t’ju rekomandojë medikamentet e duhura. Infeksionet e tilla zakonisht zgjidhen shumë lehtë, nëpërmes të perdorimit të shkurtër të vaginaletave të caktuara.
VIZITONI ME RREGULL GJINEKOLOGUN
Erën e pakëndshme të vaginës e keni ndoshta nga një infeksion, për të cilin nuk jëni të vetëdijshme, dhe nëse ky është shkaku, gjinekologu do të dijë më së miri të zbulojë atë dhe t’ju përshkruajë barin më të mirë. Mirëpo, edhe nëse nuk nuhasni ndonjë aromë të pakëndshme, mos i lëshoni vizitat e rregullta tek gjinekologu në çdo gjashtë muaj.
KUJDESUNI PËR HIGJIENËN TUAJ
Mirëmbani në mënyrë të duhur pjesët intime të trupit. Kjo do të thotë që duhet të përdorni xhel për pastrim të pjesëve intime që është pH neutral. Një dush përditshëm në zonat intime është i obligushem. Bile, preferohet edhe dy-tri herë gjatë ditës.
ZGJIDHNI TË BRENDSHMET
Më së miri është që të brendshmet e poshtme të jenë ekskluzivisht nga pambuku. Ky është material i cili më së paku e iriton lëkurën. Mëndafshi, sateni dhe të brendshmet tjera seksi vishni vetëm në raste të veçanta.
ÇAJRAT BIMORË
Bëni shpërlajre të kohëpaskohshme me çajra bimorë . Për shembull, praktikoni që një herë në javë të bëni një shpërlarje më çaj kamomile.
MBANI ERË SIKUR TË USHQIMIT?
Ushqimi të cilin e futni në organizëm ndikon në erën e vaginës. Për një erë më të freskët ju rekomandojmë të hani ananas, por edhe fruta të tjera. Pini shumë ujë, shmangeni alkoolin, ushqimet pikante, peshkun, ushqimet me melmesa, gaforret. Kombinimi i qumështit dhe bajame, apo qumështit me mjaltë, do të japë një erë të ëmbël. /kosovarja.ch/