Sa i gjatë do të jetë fëmija im: Qe si të llogarisni saktësisht në centimetra!
Kur një fëmijë lind, të gjithë fillojnë të mendojnë menjëherë se kujt i ngjan dhe si do të duket kur të rritet. Kështu pothuajse çdo prind pyet veten se sa i gjatë do të jetë fëmija i tij kur të rritet.
Dhe nga çfarë varet gjatësia e fëmijës?
Nuk është e mundur të përcaktohet saktë gjatësia që do të ketë fëmija kur të rritet.
Fëmija do të rritet me shpejtësi gjatë pubertetit dhe gjatësia mund të ndikohet nga:
- Gjenetika
- Hormonet
- Kequshqyerja
- Sëmundjet
- Anomalitë gjenetike
- Përdorimi i medikamenteve të caktuara
Disa faktorë shtesë, si klima, ushtrimet fizike, ndotja, gjumi dhe të ngjashme.
Si mund ta di sa i gjatë do të jetë një fëmijë?
Kur bëhet fjalë për vajzat – Zbrisni 12 cm nga gjatësia e babait, pastaj shtoni gjatësinë e mamasë. Ndani numrin që rezulton me dy dhe do të merrni afërsisht gjatësinë e fëmijës.
Kur bëhet fjalë për djemtë – Shtojini 12 cm gjatësisë së mamasë, pastaj shtoni gjatësinë e babait. Ndani numrin që rezulton me dy dhe do të merrni përafërsisht gjatësinë e fëmijës suaj.
Në këtë mënyrë, sigurisht, nuk do të përcaktoni gjatësinë e saktë të fëmijës, por mund të dini përafërsisht sa i gjatë do të jetë fëmija.