11 C
Priština
More

    Si të largoni erën e pakëndshme nga enët plastike

    spot_imgspot_img

    Jemi të sigurt se edhe ju keni shumë enë plastike, të cilat mbledhin aroma, të cilat nuk është edhe lehtë të eliminohen. Provoni me disa këshilla tona të thjeshta.

    Pa kimikate të rënda dhe me disa truqe mundë t’i freskoni enët tuaja plastike, të cilat i keni grumbulluar si “urith i vlefshëm” gjatë tërë vitit.

    Opcionet

    Njëra nga opcionet më të shpejta është që në enë të vendosni gazeta të shtypura, mbuloni dhe i leni të qëndrojnë gjatë natës. Pastaj vetëm i lani me ujë të ngrohtë.

    Në mënyrë të ngjashme mund të provoni edhe me copëza thëngjilli. Vetëm e leni në enë dhe e mbuloni deri sa thëngjilli të thithë të gjitha aromat e pakëndshme.

    Natyrisht edhe këtu është kyçur soda bikarbone magjike. Bëni një pastë prej sodës bikarbone dhe ujit dhe fërkoni pjesën e mbrendshme të enës plastike, e leni disa ditë dhe pastaj lajeni. Nëse nevojitet e përsëritni të njejtën dhe aroma do të zhduket nga ena plastike.

    Kafja dhe limoni gjithashtu mundë të shërbejnë. Lani enën me lëng limoni apo me një copë limoni e fërkoni pjesën e mbrendshme të enës. Me kafen është e njejta si me thëngjillin. Vendosni kokrrat (të thata apo të lagura) e kafes në enë, mbylleni dhe mbani të tillë ashtu që kafja të thithë aromat.

    Përzieni edhe pak ujë të vakët me miell, mbështillni me të enët dhe leni gjatë natës. Pastaj i lani.

    Pak rrezitje mundë, sikurse njerëzve, t’i bëjë mirë edhe enëve. Lani dhe nxirrni në diell dhe leni një kohë që të ajrosen.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...