-0.3 C
Priština
More

    Si të kujtoheni për marrjen e rregullt të kontraceptivëve oral?

    spot_imgspot_img

     Truqe ka shumë. Ju mbetet juve që të zgjedhni më të mirin!

    Marrja e kontraceptivëve oral çdo ditë në të njejtën kohë është vendimtare për mbrojtjen e sigurtë nga shtatzania. Nëse doni t’i shmangnin vonesat dhe harresat, duhet të mendoni një strategji e cila çdo ditë do t’jua kujtojë marrjen e rregullt të kontraceptivëve oral – çdo ditë në kohën e njejtë.

    Ju sjellim ca ide të dobishme të cilat do t’ju kujtojnë në marrjen e rregullt të kontraceptivëve oral.

    1. Zgjedhni orën e saktë në të cilën do të merrni tabletat kontraceptive

    Duhet të mbetetni konsekuent me orën që keni caktuar. Nëse gjatë ditës zgjoheni në ora 7:00, ndërsa gjatë uikendit në ora 10:00, atëherë marrja e kontraceptivit oral pas ushqimit të mëngjesit nuk është ide e mirë. Në vend të kësaj, më mirë zgjedhni një periudhë tjetër të ditës në mënyrë që tabletën ta pini në të njejtin orar.

    2. Pastrimi i dhëmbëve si rikujtim

    Nëse lani dhëmbët gjithmonë në të njejtën kohë (qoftë në mëngjes pasi jeni zgjuar ose në mbrëmje para se të flini), le të bëhet ky aktivitet rikujtim për marrjen e rregullt të kontraceptivit oral. Në këtë mënyrë, sapo të merrni brushën në dorë, do të kujtoheni se duhet të pini tabletën.

    3. Vëne alarmin në celular

    Nësë aktivitetet e caktuara, si për shëmbull pastrimi i dhëmbëve, nuk mund t’ua rikujtojnë marrjen e rregullt të kontraceptivit oral, ndoshta mund t’ju ndihmojë alarmi në celular. Alarmi nga dita në ditë do t’ua rikujtojë se është koha e duhur për të marrë tabletën kontraceptive.

    4. Tabletat kontraceptive në dollapin e natës

    Shumica e femrave pohojnë se si vetëm shikimi në tabletat e vendosura afër krevatit menjëherë i kujton në marrjen e kontraceptivit oral. Nëse tabletat i vendosni afër llambës së natës, të cilën duhet ta fikni para se të bëni gjumë, vështirë së mund të mos i shihni tabletat të cilat duhet t’i pini.

    5. Celularët në shërbim të klientëve. A jeni përdorues i Iphon-it?

    Ky celular modern ka të instaluar aplikacionin, detyra e vetme dhe elementare e të cilit është që çdo ditë t’ju kujtojë në marrjen e rregullt të tabletave. E shkëlqyeshme, apo jo?

    6. Kuleta si send rikujtimi

    Nëse çdo ditë ndërroni çantën, në përputhje me stilin e veshjes të sejcilës ditë, atëherë tabletat kontraceptive do të ishte mirë që ti leni në kuletë. Krahas kësaj, nëse çdo ditë shkoni në treg, edhe atë në kohë të njejtë, ja një mënyrë e shkëlqyer e rikujtimit për marrjen e kontraceptivit oral.

    7. Partneri si kontrollues

    Nëse asnjëri nga truqet e përmenduar për rikujtim të thjeshtë të marrjes së rregullt të kontraceptivëve oral nuk vepron në mendjen tuaj harrestare, atëherë lusni partneri që t’jua rikujtojë dhe çdo ditë të kontrollojë a e keni marrë tabletën kontraceptive. Ndoshta ai nuk do të jetë harrestarë sikurse ju! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...