11 C
Priština
More

    Si të kujdesemi për këmbët e thata

    spot_imgspot_img

    Luftoni për një kohë të gjatë me këmbë të thara dhe nuk keni kohë të mjaftueshme dhe të holla për trajtime të shtrenjta? Mos u shqetësoni, mund ta bëni trajtimin në banjon tuaj! Për vetëm 20 minuta, këmbët tuaja do të jenë të bukura dhe të buta!

    Thatësia e këmbëve zakonisht shkaktohet nga ushqimi i varfër, mungesa e hidratimit të trupit për shkak të marrjes së pamjaftueshme të ujit, sëmundjet e tilla si diabeti apo infeksione si dhe plakja natyrore e lëkurës të cilën nuk mund ta ndalojmë, por gjithsesi mund ta ndihmojmë. Provoni këtë trajtim dhe aplikojeni çdo dy javë. Këmbët tuaja do të jenë mirënjohëse!

    Kujdesin për këmbë të thata fillojeni në dush. Në të njejtën kohë do të relaksoheni dhe do të zbutni thembrat e këmbëve të thata. Do të ndjeheni të relaksuar si dhe do ndihmoni për qarkullim më të mirë. Në ujë të nxehtë, shtoni pak kripë deti dhe disa pika vaj esencial të preferuar.zgjidhni mes vajrave eterike të livandos apo çajra bimorë për të mbrojtur lëkurën e këmbëve nga infeksionet fungale, bakteriet dhe lythat. Pasi të keni përfunduar banjën në vaskë, çdo gjë është gati për trajtimin. Zhytni këmbët tuaja dhe leni ato për rreth 20 minuta. Nëse doni ti ushqeni në mënyrë të natyrshme, atëherë shtrydhni lëng limoni dhe shtoni pak kanellë si dhe tre lugë vaj ulliri. Përzieni dhe në fund shtoni qumështin. Mbani këmbët tuaja për rreth 15 minuta.

    Pasi të keni zbutur mirë lëkurë në ujë të ngrohtë, është e nevojshme të hiqni lëkurën e thatë. Bëni piling natyral duke e përgatitur në kushte shtëpiake, duke bërë kështu një pastë me pak kripë deti, sheqer dhe vaj ulliri. Lyeni gjithë këmbët me pastën, ndërsa veçanërisht thembrat. Pjesën tjetër të lëkurës hiqeni me kruajtëse.

    Dhe në fund, është shumë thelbësore që të kujdeseni për këmbët tuaja me ushqim të përshtatshëm si dhe hidratim. Para se të aplikoni ndonjë krem për hidratimin e këmbëve, thani mirë ato. Zgjedhni kremin sipas shijës suaj, mund të përdorni vaj kokosi apo të bajameve. Aplikoni kremin dhe masazhoni këmbët thellë në lëkurë. Në fund, veni çorape dhe leni këmbët kështu të paktën për pesë orë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...