11 C
Priština
More

    Si të kontrolloni varësinë nga ushqimi?

    spot_imgspot_img

    Ekzistojnë hormone të caktuara në trupin tonë që, siç është vërtetuar nga shkencëtarët, janë përgjegjës për varësinë nga ushqimi. Shumë njerëz mund të kenë pak ose aspak kontroll mbi sasinë apo llojin e ushqimit që konsumojnë. Kjo jo vetëm që shton numrin e kilogramëve, por shkakton edhe çrregullime të caktuara mendore, siç është depresioni.

    “Bright Side” liston disa këshilla nga nutricionistët dhe specialistët e ushqimit për t’ju ndihmuar të luftoni varësinë nga ushqimi.

    Zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe ëmbëlsuesit me alternativa ushqyese. Shumë studiues thonë se produktet që përmbajnë nivele të larta sheqeri, ëmbëlsues artificialë dhe yndyrna, shkaktojnë varësi dhe reaksione kimike në trup. Prandaj është e rëndësishme të blini produkte më të shëndetshme. Për ta bërë më të lehtë, bëni një listë para se të bëni pazar, në mënyrë që t’i përmbaheni asaj dhe të mos bëni blerje të papritura.

    Kontrolloni porcionet. Nëse nuk mund të përjashtoni plotësisht ushqimin e pashëndetshëm nga menuja, nutricionistët thonë se mund të zvogëloni varësinë ndaj tij duke ngrënë vetëm një sasi të caktuar. Për shembull, nëse doni të hani patate të skuqura, përgatisni pak dhe konsumojini një herë në javë. Gjithashtu, mësoni se cila pjesë e një produkti të caktuar është e sigurt për t’u ngrënë. Nëse jeni ende të uritur, prisni rreth 30 minuta para se të konsumoni diçka tjetër. Gjatë kësaj kohe dëshira juaj për të ngrënë ndoshta do të kalojë.

    Konsumoni vakte të rregullta dhe të shëndetshme. Duhet t’i kënaqni nevojat tuaja ushqyese përmes vakteve të ekuilibruara. Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Për më tepër, disa profesionistë të shëndetit mendor thonë se nëse zgjidhni ushqim të shëndetshëm në fillim të ditës, ai në përgjithësi do të kontribuojë në përfshirjen e strategjive të shëndetshme në rutinën tuaj.

    Kur uleni në një tryezë për të ngrënë përqendrohuni tek ushqimi dhe përtypeni ngadalë. Hormonet janë përgjegjëse për oreksin dhe marrjen e kalorive, dhe duhen rreth 20 minuta që ata të dërgojnë sinjale në tru se keni ngrënë dhe se jeni ngopur. Pra, ngadalësimi do të zvogëlojë shumë shanset për të shtuar peshë.

    Kushtojini vëmendje ushqimit emocional. Shumë njerëz mendojnë se konsumojnë më shumë ushqim kur janë të mërzitur ose të stresuar. Por kjo nuk i zgjidh problemet tuaja. Së pari, ngrënia emocionale shoqërohet me zgjedhje të pashëndetshme si karamele, ëmbëlsira dhe pica, etj. Ju mund ta shmangni këtë duke gjetur mënyra të shëndetshme për të përballuar stresin. Meditimi, joga, stërvitja, biseda me një mik, madje edhe leximi dhe shikimi i serialeve televizive, nëse bëhen rregullisht, mund të ndihmojnë shumë në zvogëlimin e stresit, si dhe t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

    Shmangni kafeinën. Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për të qëndruar të shëndetshëm dhe për t’u përballur me stresin e përditshëm, dhe kafeina, duke qenë një stimulues, mund t’ju largojë gjumin. Përveç kësaj, siç tregon hulumtimi, ekziston një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimit të peshës.

    Gatuaj ushqime në shtëpi. Ushqimi në shtëpi është më i shëndetshëm, sepse ju jep shumë më tepër kontroll, siç thonë ekspertët. Kur e dini saktësisht se sa kripë, sheqer ose yndyrë ka në pjatën tuaj, mund të keni një ide më të mirë se si të arrini qëllimet tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...