Të gjitha femrat dëshirojnë që të jenë përgjithmonë me mashkullin që e dashurojnë, por kjo ka nevojë për disa mënyra sjelljesh. Të kesh një partner dhe ta bësh të jetë gjithmonë i interesuar për ty, kthehet në një qëllim të përditshëm. Më poshtë keni disa këshilla se si të jeni gjithmonë tërheqëse.
Mos u bëni posesive
Nëse e keni shprehi të mbështeteni gjithmonë te partneri juaj, ta thirrni atë çdo gjysmë ore, ta pyesni për çdo gjë që ai e bën, atëherë urgjentisht ndalojeni këtë shprehi. Kjo, herët ose vonë, do ta bëj atë të lodhet dhe t’ju braktisë.
Bëhuni praktike dhe realiste
Një lidhje e suksesshme bazohet në atë se sa mirë ju e kuptoni të dashurin tuaj. Mos harroni se ai dëshiron edhe jetë të lirë. Mos kërkoni nga ai gjithmonë të jetë me ju. Në fund të fundit largësia e bën dashurinë më të fortë.
Shpreheni dashurinë tuaj
Partnerit tuaj i duhen fjalët. Bëni diçka speciale për të, shkruani një letër dashurie, blijani një dhuratë ose surprizojeni me diçka që e pëlqen. Edhe “Të dua” mund të bëj çudira. Befasojeni në momentin, që ai më së paku e pret.
Kaloni kohë cilësore
Komunikimi me partnerin ka shumë rëndësi. Nëse të dy partnerët janë të punësuar, atëherë ata kohën duhet ta gjejnë gjatë fundjavës, ndërsa çiftet e martuara mund të hanë një mëngjes së bashku ose mund të kenë çdo ditë nga një bisedë 10 minutëshe para se të bien në gjumë.
Asnjëherë mos e nxirrni mllefin tek partneri
Në punë ose diku tjetër brenda ditës, mund të konsumoni energji negative. Mos e shfrytëzoni rastin që këtë energji ta çlironi te njeriu më i dashur për ju. Në vend të kësaj mund të kërkoni nga partneri një përqafim. Besojeni që funksionon.
Vishuni dhe rregullohuni
Kujdesuni për veten dhe qëndroni gjithnjë tërheqëse. Kini kujdes me mënyrën si visheni dhe rregulloheni.
Xhelozia
Një nga metodat e vërtetuara për të qenë tërheqëse për një mashkull është ‘ta injoroni’ pak dhe ta bëni xheloz duke komentuar ndonjë mashkull tjetër të bukur.
Duaje veten
Kur nuk na pëlqen vetja, ne priremi të projektojmë atë që nuk na pëlqen tek vetja tek partnerët tanë. Sa më shumë ta pranojmë veten, aq më tolerantë do të jemi ndaj të tjerëve që na rrethojnë. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen tek vetja, merrni përgjegjësi dhe përqendrohuni në përmirësimin e saj. Vetë-zhvillimi është jetik, na jep kuptim dhe inkurajon kënaqësi më të madhe brenda vetes dhe me të tjerët. Dashuria për veten inkurajon vlerësim pozitiv dhe mund të promovojë një mjedis, ku ndihemi më të tërhequr nga partnerët tanë.