1.4 C
Priština
More

    Si të hiqni në pak sekonda aromën e keqe të hudhrave nga duart

    spot_imgspot_img

    Hudhra është e shijshme dhe i shton një shije fantastike pjatave tuaja të preferuara. Sidoqoftë era e saj që na ngelet nëpër duar nuk është diçka edhe aq e këndshme. Ajo mund të qëndrojë me orë të tëra edhe pse kemi mbaruar gatimin apo edhe pas herëve të shumta që kemi larë duart me detergjent.Atëherë si t’ia bëni për ta eliminuar?

    Metoda e parë

    Fillimisht lani duart me sapun. Sapo t’i keni shkumuar duart, lëreni sapunin mënjanë dhe mbani në duar një lugë gjelle. Fërkoni duart me të në ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Materiali i lugës, prej çeliku ose inoksi neutralizon erën e hudhrës në duart tuaja.

    Metoda e dytë

    Spruconi në duart tuaja lëng limoni. Agrumet si limoni janë të shkëlqyera në neutralizimin e aromave si për shembull të hudhrës. Do ta shikoni që era jo e këndshme do të largohet brenda pak minutave.

    Metoda e tretë

    Fërkoni duart me kafe.

    1 lugë gjelle kafe turke fërkojeni tek pëllëmbët dhe mes gishtërinjve tuaj. E mbani për 2-3 minuta dhe në fund i shpëlani duart me ujë të ngrohtë. Do të shikoni që era e hudhrës, do të jetë zëvendësuar me erën e këndshme të kafesë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...