Si të harmonizoni ‘rumenilën’ dhe buzëkuqin?

Nëse shpesh e ndryshoni buzëkuqin atëherë me siguri ju ka ndodhë që vërtetë nuk është përshtatë me buzëkuqin. Këshilla e artë e specialistëve botërorë të kozmetikës është se kur të ndryshoni buzëkuqin patjetër ndryshoni edhe skuqësin e faqeve apo rumenilën. Po ju zbulojmë se si të përshtatni saktë buzëkuqin me skuqësin.

‘Buzëkuq’ i kuq – mos e teproni me skuqës, aplikoni vetëm pak ‘bronzer’ dhe ‘highlighter’

‘Buzëkuq’ portokalli – me buzëkuq portokalli përshtaten nuancat ngjyrë kafe ose portokalli e butë‘

‘Buzëkuq’ ngjyrë pjeshke – skuqës rozë përshtatet shkëlqyer me këtë buzëkuq të butë‘

‘Buzëkuq’ rozë i ndritshëm – nuanca portokalli dhe kafe të skuqësit janë të shkëlqyera‘

‘Buzëkuq’ ngjyrë bezhë – me buzëkuq ngjyrë bezhë përshtaten të gjitha nuancat e skuqësit‘

‘Buzëkuq’ ngjyrë mishi – provoni nuancat rozë apo kuqalashe, assesi portokalli‘

‘Buzëkuq’ ngjyrë vjollce – me këtë buzëkuq të fortë përshtaten nuanca të kafta apo portokalli të     flaktë të skuqësit‘

‘Buzëkuq’ ngjyrë e verës së kuqe – përmbahuni nuancave të kafta dhe një highlighter të mirë“

kosovarja.ch ju propozon Miss Pupa Velvet Matt – të sofistikuar dhe mat!  Film-formuesit inovativ sigurojnë një shtresë mbështetës edhe rrëshqitje perfekte. Vajrat zbutës të përzgjedhur eksklusivë garantojnë një shtresë kremoze dhe të lehtë ndërkaq, përqindja e lartë e pigmenteve jap lirim të plotë ngjyre dhe komoditet qëndrueshmërie të gjatë!