Parfumi i duhur ndoshta nuk do ua ndryshojë jetën mirëpo do ua bëjë më të mirë ditën.
Parfumi ka një fuqi të jashtëzakonshme të ndikojë në disponimin tuaj. Mund të shërojë kujtimet nostalgjike si dhe të ju mbush me ndjesi të mira para takimit romantik.
Aromat e mira ju bëjnë më të lumtur. Fakt.
Arsyet pse janë faktorë të fuqishëm në rritjen e humori është se sistemi limbik, që është qendra e trurit ëe merret me kujtesën dhe emocionet, është e lidhur direkt me epitelin e nuhatjes. Pra, kur ju nuhatni vajin esencial do të shkaktoni reagim të menjëhershëm në atë pjesë të trurit, që do të thotë se mund të përdorni Aroma-terapinë për të krijuar dhe rritur disponimin.
Pjesa shkencore
Aromat e mira janë të formuluara me shënime bazike, të larta dhe të mesme, që avullojnë me norma të ndryshme duke i dhënë aromës thellësi dhe fuqi të qëndrojë më gjatë. Shënimet e larta avullohen t parat, ju mund t`i vërni të parat dhe janë ato që formojnë përshtypjen tuaj fillestare për një parfum. Ata i japin aromës një fuqi, mirëpo molekulati kanë të lehta dhe të paqëndrusheme andaj edhe zbehen shpejtë. Shënimet e mesme, që janë shpesh tone të luleve dhe frutave, avullohen të dytat. Ato i kombinojnë me shënime bazike më të pasura ,të drurit apo orientale, me çka e përbëjnë trupin kryesor të aromës. Shënimet bazike zgjasin edhe pasi se shënimet e larta të jenë avulluar dhe zhdukur.
Çfarë është mirë për në dimër?
Dëshironi që të bëni mëngjeset më freskuese? Gjeni aromën e preferuar duke i shtuar vaj me lule dhe agrume, të tilla si bergamot dhe barbarozë. Bergamoti është si diell në shishe, është harmonizues dh jashtëzakonisht energjik.
Çfarë do bëjë për mua ?
Freskët
Ky grup është i ndarë ne shënimet e gjelbërta( bari freskët, bimë, lule të gjelbërta), shënime ujore(aromë deti apo shiu), shënime agrume(limon, portokall, bergamot, mandarinë dhe grejpfrut). Nëse dëshironi të mbani parfum gjatë ditës…
Florale
Kjo është familja më e madhe e aromave dhe përmban një rreth të gjerë, nga shënimet e veçanta si trëndafili, livando, zambaku, vjolla, jasemini, deri tek buqetat komplekse të luleve. Nëse jeni tradicionalë që dëshiron të mbahet me aromat që janë të njohura për ju…
Orientale
Shënime të pasururara ekzotike pikante, të tilla si qelibar, kanellë, vanilje, kardamom dhe karafil. Nëse preferoni aroma të forta me ëmbëlsi komfortuese….
Me pemë
Shënime aromatike druri duke përfshirë sandali, dru kedri dhe lisi. Nëse dëshironi aroma edhe më të fort, me fuqi qëndrimi më të gjatë…/kosovarja.ch/