Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është një gjumë i mirë dhe i rehatshëm. Ai n shpëton nga rrathët e errët dhe qeset e fryera poshtë syve, si dhe na sjell freski dhe ngjyrë rozë në faqet tona.
1. Si të fleni më mirë
Dhe, kjo nuk është e gjitha, jo aspak! Nj natë e mirë me gjumë mund t’ju transformojë nga një person i lodhur dhe i rraskapitur në personin më të lumtur dhe energjik në dhomë. Por, ndonjëherë, pa marrë parasysh se sa shumë përpiqemi, thjeshtë nuk mund të arrijmë deri në botën e ëndërrave dhe të bërit gjumë të rehatshëm.
Është shumë bezdisëse!
Por, lexues të faqës sonë, nuk ka arsye për tu frikësuar, pasi kemi marr disa rekomandime nga Dr. Sarah Brewer ku jepen këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm. Ajo na dha disa këshilla mjaft interesante (a e dinit se fjetja me çorape mund të ndimojë…?). ajo gjithashtu theksoi se si duhet realizuar këto këshilla, që ndoshta edhe mund t’i keni dëgjuar veçmë, që me të vërtetë të funksionojnë!
2. Përgatiteni dhomën tuaj
Sarah sugjeron disa këshilla të mrekullueshme për atë se si dhoma juaj mund t’ju ndihmojë për ta arritur misionin e gjumit.
Së pari, ajo sugjeron ta mbani dhomën në ajër ta pastërt dhe ta ajrosni duke hapur dritaret rregullisht.
Pastaj, mbuloni çdo lloj pasqyre që mund të hasni afër dyshekut tuaj, në këtë mënyrë nëse eventualisht, gjatë natës hapni sytë dhe zgjoheni pjesërisht, atëherë nuk do të trembeni nga reflektimi juaj në pasqyrë – thotë ajo.
Sigurohuni që dhoma juaj e gjumit nuk është e zënë me ndojnë pjesë punuese si laptop, TV, sepse ata mbajnë trurin tuaj të stimuluar.
Së fundmi, kur të vishni pizhamet, trajtoni dhomën me ndonjë ndriçim të zbehtë. “Në këtë mënyrë do t’i dërgoni sinjale trupit tuaj se është koha për të përmbyllur natën dhe për të fjetur”, thekson Sarah.
3. Bëni stërvitjet mirë
Po, të gjithë e dijmë se nëse dëshirojmë të flejmë, atëherë duhet që të jemi të lodhur. Kjo është e qartë. Por, një nga mënyrat më të mira që mund t’i bëni vetes është të bëni pak ushtrime.
Ekspertët shpesh thonë se nuk duhet të bëni ushtrime natën vonë, meqenëse nuk duhet që të stimuloheni vonë gjatë mbrëmjes. Por, Sarah thotë se të përfundosh ditën me disa ushtrime të lehta, në të vërtetë mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur. “Disa ushtrime të yoga-s do të mbanin larg shqetësimet tuaja”, pohon ajo.
Ajo thekson se, gjatë ditës duhet të jeni sa më aktiv që është e mundur. Madje edhe ushtrimi më i lehtë si ecja apo shetitja, Tai Chi, notimi ju ndihmojnë të ndiheni mirë gjatë ditës, ndërsa qetësojnë mendjen tuaj dhe ju ndihmojnë për të fjetur më mire natën.
4. Çfarë duhet të hani
E pra, e dijmë se konsumi idjathit ju sjell ëndërra të këqija apo makthe gjatë natës, ose të pakten kështu thonë mitet (por, me të vërtetë ngjan ashtu!). Pra, çfarë mund të hani që t’ju zë gjumi më shpejtë dhe të bëni gjumë të rehatshëm?
Sarah rekomandon ushqime me shumë vitamina B në to. “Mungesa e gjumit mund të jetë si rezultat i stresit. Në këto kohë të vështira apo stresue, vitamina B është qasja më e mirë”, thotë Sarah.
Vitamina B6 në veçanti është shumë e mirë, pasi është e nevojshme për të bërë melatoninë, e cila është hormone që ndikon për rritjen apo shaktimin e gjumit. Llojet e peshkut, si salmoni dhe tuna, ashtu si edhe bizelet dhe bananet, përmbajnë shumë vitamina B6.
Gjithashtu edhe ushqimet me përmbajtje të magnezit janë shumë të mira, pasi kanë një efekt qetësues natyror si dhe balancojnë nivelet e sheqerit në gjak. Drithërat kanë një dozë të mirë të magnezit, kështuqë konsumoni bukë gruri dhe llojet e pastave.
5. Mbani një rutinë
Mbajtja e një rutine të caktuar është mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar për fjetje sa më të shpejtë. Krijmi I një rituali para kohës së gjumit, mund të jetë po aq qetësues sa edhe I dobishëm për ju, ashtu siç është edhe për fëmijët e vegjël.
Kjo rutinë nënkupton, ngrënjen, çkyçjen e TV-së, banjë relaksuese çdo natë në të njejtën kohë dhe në të njejtën mënyrë (sigurisht, ka edhe përjashtime pasi keni nevojë edhe të dilni në mbrëmje dhe party deri vonë!).
Gjatë bërjes së një dushi relaksues, Sarah sugjeron të shtoni disa aromatizues që ta bëni edhe më qetësuese atmosferën si: livando, bergamot, jasemin, trëndafil.
6. Përgatiteni shtratin tuaj
Përveç që të siguroheni që dhoma është në gjendje për të fjetur, Sarah sugjeron edhe disa këshilla për shtratin tuaj.
“Zgjidhni pëlhura natyrore si pambuku për të ndihmuar lëkurën tuaj që të marrë frymë dhe të qëndrojë e rehatshme” – thotë ajo.
Një këshillë tjetër është të flini me çorape, funksionon tek shumica e njerëzve, sinqerisht! Ajo sugjeron që ta provoni këtë dhe të shihni rezultatet.
7. Kushtoni vëmendje frymëmarrjes suaj
Sapo keni rregulluar dhomën tuaj, keni ngrënë ushqim për nxitje gjumi, keni bërë një banjë të gjatë relaksuese. Dhe, tani jeni në shtrat dhe gati për të fjetur. Por, thjeshtë ende nuk mund të flini!
Nëse, ashtu si të gjithë ne, keni me mijëra mendime që sillen në kokën tuaj dhe nuk largohen fare, atëherë mënyra më e drejtë e të menduarit është të mendoni për gjërat që do ndodhin nesër dhe të imagjinoni se gjithçka do të shkojë pa probleme. “Kjo është një antidotë e madhe e ankthit”, thotë Sarah.
Nëse kjo mënyrë nuk funksionon, dhe akoma jeni zgjuar, atëherë Sarah supozon edhe një tjetër trik nga ana e saj. Dhe kjo, nuk ka të bëjë me numërimin e deleve!
“Kushtoni vëmendje frymëmarrjes suaj, respektoni çdo frymë që merrni dhe nxjerrni nga vetja juaj”, thotë Sarah. Hapi i ardhshëm mund të tingëllojë çuditshëm por besoni se mund të funksionojë. “ Imagjinoni veten duke marrë frymë lirshëm dhe qetë me paramendimin e një nate me gjumë të mirë. Pastaj imagjinoni duke nxjerrë frymëmarrjen dhe bashkë me të, të largoni gjithë stresin, ankthin, pagjumësinë dhe gjithçka që ju pengon”, pohon ajo.
Uh, e tërë kjo bisedë në lidhje me gjumin, si duket edhe neve na ngacmoi për të fjetur! /kosovarja.ch/