Le ta pranojmë të gjithë, jetojmë në një epokë ku selfie-të na janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Pra, ju duhet pak kohë deri sa të mësoheni se si bëhet një selfie i mrekullueshëm. Në vazhdim po ju paraqesim disa mënyra të vlefshme për ta bërë selfie-n më të mirë!
- Hedhni flokët jashtë
Është mirë ti ngritni flokët në një anë gjatë bërjes selfie, sepse kjo i jep volum flokëve para fotografimit. Në këtë mënyrë ato do të ngriten më lart ashtu edhe siç sugjerojnë stilistët e flokëve. Bëni një rrokullisje nga njëra anë, ktheni sërish prapa dhe lejoni fijet e folkëve t’ju duken sa më natyrale.
- Keni kujdes me grimin tuaj
Selfie-të bëhen nga shumë afër, pra secili grim që thekson linjat perfekte të hundës, gojës dhe syve është mëse i dukshëm. Përdorni hijëzime dhe skuqje të faqeve me nuanca sa më natyrale, që t’ju jape pamje të freskët dhe të butë gjatë fotografimit.
- Bëhuni të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm
Gjatë fotografimit, shkoni ngadalë, koncentrohuni mirë dhe pozicionohuni së pari e më pas bëjeni shkrepjen.
- Kontrolloni sfondin nga pas
Para se të shtypni butonin për shkrepje, kontrolloni së pari sfondin nga pas. ju do të dëshironit që të kapni një pjesë reale të juajën e asesi krevatin e parregulluar, dhomën e pistë apo lavanderinë tuaj. Zgjedhni një sfond të thjeshtë por të mirë që nuk do t’ja pengojë pamjen shikuesit nga fokusimi në ju.
Drita natyrale është gjithmonë më e mirë se ajo artificial. Llambat apo poçt elektrike mund të ju zbesin nuancën e lëkurës suaj si dhe të bëjnë që të ju theksohen qeskat poshtë syve. nëse bëni ndonjë fotgrafi në brenda shtëpisë, zgjedhni vendin afër dritarës që të ju bëjë më pak hije.
- Kjo është koha të impresiononi të tjerët!
Zgjedhni mënyrën e pozimit që funskionon më mirë për ju. Gjithashtu njihni këndet, anët tuaj më të preferuar, buzëqeshni dhe thjeshtë shkrepni. Të ktheni kokën ngdalë nga njëra anë ju bën të dukeni me fytyrë më të hollë pasi njëra anë e faqeve mbulohet. Një mënyrë tjetër është të ngritni kamerën sipër pamjes suaj dhe të mbani shikimin tuaj në objektiv. Por, mos i ngulni sytë!
- Veproni ashtu siç bëjnë modelet
Përcjellni mënyrën e modeleve. Vendosni telefonin sipër kokës suaj në 45 shkallë. Kjo do të ndikojë që të dukeni më të holla dhe në gjendje të mirë.
- Lejoni që të ketë mjaftueshëm dritë
Fokusohuni jashtë nëse dëshironi që fotoja juaj të shkëlqejë. Mëngjesi i hershëm apo pasditet e vonshme janë koha ideale për ndriçimin e duhur.
- Zgjedhni këndet në mënyrë të duhur
Që të dini më mirë se cilat kënde funskionojnë më mirë, pozoni para pasqyrës për ta parë veten. Shumica e njerëzve zgjedhin pozicionin me fytyrë pak anash kamerës sesa vetëm pozicionin drejtë. Zgjedhni pamjen e majtë të fytyrës nëse hunda juaj anon kah ana e majtë. Nëse dëshironi kapje sa më emocionuese, atëherë shikimi direct e në objektiv është mënyra më e mirë e fotografisë.
- Kënaquni!
Shfrytëzoni kohën dhe kënaquni gjatë bërjes së selfie-të. Gjeni të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë sa më të mirë atë. Bëhuni kreativ dhe imagjinativ sa më shumë të mundeni. Selfie-të supozohen të jenë diçka shumë zbavitëse./kosovarja.ch/