Si të dalloni se cilat vitamina i mungojnë trupit tuaj!

Nëse për shkak të mungesës së vitaminave vendosni të merrni suplemente, sigurohuni që mos të tejkaloni dozën e rekomanduar ditore të vitaminave. Duhet të jeni të kujdesshëm kur dhe sa të merrni shtesat e vitaminave të ndryshme.

Vitamina C

Infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet dhe gjakderdhja janë shenja të mungesës së vitaminës C në trup. Mungesa e saj mund të rrit lodhjen fizike dhe mendore. Konsumi i ulët i vitaminës C mund të shpie në avitaminozë, që zakonisht ndodhë tek fëmijët, alkoholikët dhe të moshuarit. Mungesa e madhe shpie në çrregullime të rënda dhe skorbut. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme sepse stimulon sistemin imunitar në luftimin e infeksioneve virale dhe bakteriet. Frutat dhe perimet janë burime të pasura të vitaminës C.

Vitamina A

Lëkura e thatë dhe e irrituar, humbja e oreksit, lodhje e shpeshtë, flokë të dobëta, thonj të brishtë, fytyrë me puçrra, të gjitha këto janë shenjë të mungesës së vitaminës A. ekspertët paralajmërojnë se deficiti i tij reflektohet kryesisht në ndryshimet e të pamurit apo syve.

Vitamina D

Për shkak të mungesës së vitaminës D, së pari do të vëreni ndryshime në indet e eshtrave. Tek fëmijet mungesa e kësaj vitamine shpie në rakitis ndërsa tek të moshuarit shpie në osteoporozë. Kjo vitaminë u jepet foshnjave në mënyrë preventive gjatë vitit të parë të jetës, ndërsa të moshuarve u jepet në kombinim me kalcium si pasojë e depozitimit të ulët të kalciumit në eshtra. Kjo është arsyeja pse shëndeti i eshtrave varet nga kjo lloj vitamine, sepse eshtrat bëhen më të dobët. Lodhja, dobësimi, djersitja mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Vitamina E

Deficiti i vitaminës E në trup nuk tregon shenja të dukshme në trup, pro simptomat mund të vërehen në pasqyrën e gjakut.

Vitaminat e grupit B

Mungesa e vitaminës B1 manifestohet me çrregullime neurologjike, dobësim, spazmë e muskujve, humbje e kujtesës, edemë. Simptomat mund të përfshijnë humbje të oreksit, nervozizëm dhe çrregullime në sistemin e tretjes.

Deficiti i vitaminës B2 është e dukshme në skajet e buzëve, rreth të cilave shpesh ndodhin plagë dhe dëmtime të lëkurës. Nëse ka mungesë të kësaj, vjen deri te irritimi i syve dhe pengesa ndaj ndjeshmërisë së dritës. Paraqitet vështirësi në shërimin e plagëve, reaksioneve alergjike dhe inflamacionit të lëkurës.

Mungesa e vitaminës B3 pasqyrohet në dobësimin e muskujve, lodhje e përgjithshme, humbje e oreksit, probleme të tretjes si dhe probleme të ndryshme të lëkurës. Mungesa kronike e vitaminës B3 shkakton sëmundje pelagre, simptomat e së cilës shfaqen me ndryshime në lëkurë, pezmatim të lëkurës dhe çrregullime në sistemin nervor.

Mungesa e vitaminës B6 paraqitet tek diabetikët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe gratë me gjidhënie. Mungesa e vitaminës B6 lidhet me sëmundjet e veshkave, ngërç në duar dhe këmbë, inflamacion të lëkurës, nervozizëm, pagjumësi dhe anemi. Kjo paraqet vitaminë që rregullon disponimin, simptomat paramenstruale si dhe shumë çrregullime mendore.

Për lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj, është përgjegjës vitamina B7, ndërsa mungesa e kësaj vitamine shkakton ndryshime në lëkurë, skuqje, rënie të flokëve, humbje oreksi dhe lodhje.

Acidi folik apo vitamina B9 është e rëndësishme për sintezën e ADN-së dhe parandalimin e defekteve të tubit neural tek të sapolindurit. Mungesa paraqitet tek gratë shtatzëna, gratë që përdorin kontraceptivë, personat me probleme të tretjes si dhe tek alkoholikët. Sa më e madhe të jetë mungesa e acidit folik në trup, mund të çojë në anemi megaloblastike, që nënkupton numër të pamjaftueshëm të qelizave të kuqe të gjakut.

Edhe një grup tjetër i rëndësishëm i vitaminës B për prodhimin e materialit gjenetik të ADN-së, është vitamina B12. Mungesa e kësaj vitamine paraqitet më shpesh tëk gratë shtatzëna, ato me gjidhënie, alkolikët, ndërsa shenjat që tregojnë mungesën e kësaj vitamine janë humbja e peshës, dhimbje në shpinë, ndjesi shpimi gjilpërash (ngërç) në duar dhe këmbë.

kosovarja.ch