Si të dallojmë njerëzit e ligë dhe zemërprishur

Një nga arsyet pse nuk i dallojmë personat e ligë është fakti se vështirë bindemi se persona të tillë ekzistojnë. Nuk mundemi ta paramendojmë se dikush na tradhëton, mashtron apo lëndon pa asnjë keqardhje dhe me aq brutalitet.

Fatkeqësisht persona të tillë ekzistojnë ndërsa më poshtë do ua cekim pesë shenjat që tregojnë për persona të tillë me qëllim që të largoheni dhe të mbroheni.

1. Njerëzit e ligë janë ekspertë në krijimin e hutive dhe grindjeve. Ata largohen nga përgjegjësia dhe refuzojnë të pranojnë realitetin duke trilluar gjëra dhe duke i mbajtur informatat vetëm për vete.

2. Njerëzit me zemër të prishur janë ekspertë në mashtrimin e njerëzve të tjerë. Mirëpo nëse i shikoni frytet e jetës së tyre do të shihni se këta njerëz nuk rriten dhe nuk investojnë në zhvillimin e tyre. Jeta e tyre është iluzion ndërsa ushqim e kanë vuajtjen e të tjerëve.

3. Njerëzit e ligë gjithmonë dëshirojnë që ti kontrollojnë njerëzit tjerë ndërsa ata vetë të jenë autoriteti më i lartë. Shmangen nga informatat dhe kriticizmi konstruktiv, krijojnë vetëvetiu rregulla sipas të cilave jetojnë dhe nuk përfillin normat morale.

4. Njerëzit e ligë shpeshherë luajnë me empatinë e njerëzve të mirë. Kërkojnë mëshirë nga ata edhepse vetë nuk kanë. Dëshirojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga personat të cilëve u kanë bërë gjëra të liga pa asnjë pikë pendimi.

5. Njerëzit e ligë nuk kanë aspak ndërgjegje dhe nuk dinë çfarë është pendimi. Madje nuk kanë mendjen të luftojnë kundër ligësisë së tyre, përkundrazi ata kënaqen nga ajo, ndërsa e tërë kjo ndodh pas maskës së karakterit bujar.

kosovarja.ch