-0.3 C
Priština
More

    Si të çlirohemi nga stresi!

    spot_imgspot_img

    Te gjithë ballafaqohemi me stres në situata te përditshme. Praktikisht stresi është pjesë e jetës. E përjetojmë shpesh, në forma dhe intensitete të ndryshme, në punë, në shtëpi, me miqtë.  Nuk është çdo stres negativ, ekziston edhe stresi pozitiv, apo eustresi , por stresi negativ dhe në sasi të mëdha mund të shkakton probleme serioze shëndetësore.

    Kemi dëgjuar shume këshilla për tu çliruar nga stresi, dhe me siguri se çdo kush e ka mënyrën e saj për ta bërë ketë: çokollata, dushi, shikimi i komedisë, shopingu…etj. Por çka te bëjmë kur shqetësimi ka ndodhur jashtë shtëpisë apo në ndonjë vend publik, ku nuk mund ti bëjmë këto? Psikologët propozojnë disa veprime të thjeshta të cilat do të ju qetësojnë në çdo situatë.

    Lëmoni flokët tuaja

    Me siguri në fëmijëri keni pëlqyer kur mamaja ju ka lëmuar flokët. Ky veprim i thjeshtë edhe sot ka efekt të magjishëm, çliron, jep ndjenjën e sigurisë dhe mbrojtjes. Hapeni dorën dhe lëmoni flokët nga rrënja teposhtë, apo ngadalë krihni flokët me krehër ose me brushë. Vetë-masazhi i kokës, jo vetëm që qetëson, por largon lodhjen dhe dhimbjen e kokës, si dhe forcon rrënjën e flokëve.

    Mbyllni sytë

    Ndonjëherë, thjeshtë na duhet një tajm-aut. Por si ta bëjmë ketë në disa situata, kur për shembull qëndrojmë në rresht në bankë apo postë, dhe papritur fillon një përlarje e zhurmshme. Nuk mund te dilni nga rreshti (duhet ti paguani faturat), por as nuk mund ta duroni at situatë. Mundohuni me vetëdije të kaloni në ndonjë vend të cilin e pëlqeni: në plazh, në male, apo edhe në kauçin e vjetër të banesës së gjyshes suaj. Ne këtë mënyrë ju distancoheni nga bota e jashtme dhe i jepni mundësi vetes që të qetësoheni. Hapni sytë pas disa sekondash, do të ndiheni me siguri më mirë.

    Masazhoni shuplakat e duarve

    Fillimisht tundini ato! Më pastaj fërkoni shuplakat në mënyre që të nxehen. Tërhiqeni secilin gisht me radhë (jo shumë fortë). Shtypeni majën e secilit gisht me gishtat e dorës tjetër, shpejt dhe fort. Gërshetoni gishtat dhe ngadalë tundini ata. Do të ndjeni frymën e nxehtë në gishta.

    Merrni frymë ngadalë

    Përcillni frymëmarrjen tuaj! Kur jeni të nervozuar apo të hidhëruar, ritmi i frymëmarrjes ndryshon – është më i shpejtë dhe jo i barabartë! Por nëse mundoheni në mënyrë të vetëdijshme të barazoni frymëmarrjen, automatikisht do të qetësoheni.

    Bërtitni apo këndoni!

    Të gjithë e dimë se është e dëmshme që mos ti shprehim emocionet tona. Dhe nëse në afërsi nuk është askush, lirisht  bërtitni fuqishëm në mënyrë që ta largoni nga vetja, hidhërimin dhe stresin. Mund edhe te këndoni, e rëndësishme është me zë të lartë dhe nga shpirti! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...