1.4 C
Priština
More

    Si të bëni që sytë t’ju duken më të mëdhenj dhe të theksuar?

    spot_imgspot_img

    Në partneritet me Google-in kemi gjetur pyetjet më të kërkuar të bukurisë, lëkurës, kozmetikës dhe stilistëve të flokëve dhe po ju japim në vazhdim përgjigjet.

    Këtu, do të gjeni gjithçka që ka të bëjë me transformimin tuaj – nga zmadhimi dhe theksimi i syve e deri te konturimi i faqeve.

    Si të bëj që sytë të duken më të mëdhenj?

    Theksoni sytë me një laps të çelët që reflekton nuance të lehtë rozë, e cila zgjeron pamjen e syve tuaj se sa ngjyra e zezë e cila vetëm e mbyll atë. Në kundërshtim me atë që mund të mendoni, qerpikët artificial mund ta rëndojnë kapakun e syrit te poshtë. Për të zmadhuar çdo milimetër në zonën e syve, Nicki Minaj një kohë të gjatë ka përdorur qerpikë të mbjellur deri në rrënjë për pamje sa më natyrale, deri në kënd 70 shkallësh.

    Si të konturoj apo jap formë makeup-it që posedoj?

    Për të theksuar fytyrën e Elizabeth Taylor, Raquel Welch, Lauren Hutton dhe Farrah Fawcett, makeup artisti legjendar Way Bandy ka përdorur si mjet të grimit: lajner për sy ngjyrë kafe. Ai ka hijëzuar konturimin e fytyrës, ashtu sikur do bënit me një laps me ngjyrë në ndonjë letër e pastaj ta përshkëlleni ngjyrën me gishta, thekson makeup artisti dhe fotografi Robin Black. Çdo hijëzim mat që është pak më i thellë se nuance e ngjyrës së lëkurës suaj- siç është laps ii errët, pluhur pudër ose krem- mund të funksionojë për të formësuar fytyrën tuaj.

    Si mund ti bëj flokët më të hapura dhe të ndriçuara?

    Për ngjyrosje të sigurtë në kushte shtëpiake, ju mund të bëni rreth dy hije më të lehta se sa ngjyra juaj aktuale pa dëm, thekson drejtori i Clairol color, James Corbett. Çfarë ndodh kur përpiqeni të transformoheni nga Jennifer Connelly në Jennifer Lawrence? Profesionistët e ngjyrave dijnë si të përdorin sasinë minimale të zbardhuesit të dëmshëm të flokëve (blanch). Për hapje sa më shumë të ngjyrës, Corbett rekomandon heqjen e ngjyrës me Nice ‘N Easy Natural Instincts që përdoret si një tonifikues ndriçues. Që të monitoroni zhvillimin e ngjyrës, aplikoni zbardhuesin çdo 15 minuta dhe lëreni për më shumë se një orë.

    Cili është makeup-i më i mirë kur jam e veshur në të zeza?

    Veshja e errët mund të ngjajë shumë e vrazhdë kundrejt çdo pamjeje. Një mënyrë e lehtë për të zbutur këtë efekt: buzëkuq i gjallë apo i theksuar. Ngjashëm me të, mund të shtoni take me larmi ngjyrash si dhe të kombinoni buzëkuqin, varësisht nga dëshira, të kuqe- portokalli, rozë e lehtë apo ndonjë hijëzim tjetër të butë, e ndriçon tërësisht pamjen tuaj të përgjithshme, thotë Black.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...