-2.1 C
Priština
More

    Si të bëni flokët sikur nëpër reklama!

    spot_imgspot_img

    Fotografia ©Passion

    Nëse githmonë jeni pyetur se si disa femra arrijnë që flokët t’u duken shkëlqyeshëm, është koha të kuptoni përgjigjen.

    Flokët janë njëri nga atributet më të rëndësishme të femrës, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që gjithmonë të bëni kujdes për to dhe t’i trajtoni. Mirëpo, jo rrallë ndodh që femrat këtë „obligim“ të tyre ta largojnë nga mendja dhe me hekurosje të ndryshme, fenirim, ngjyrosje dhe forma tjera të mundojnë dhe shkatërrojnë njërin nga simbolet më të rëndësishme të feminitetit.
    Mirëpo, nëse doni që flokët tuaja të shkëlqejnë, mu sikur ato nëpër reklama televizive, është koha që t’u kushtoni pak kohë dhe të përdorni disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë që ato të jenë trajtuara, të shkëlqyera, të forta dhe mbi të gjitha tërheqëse për syrin e mashkullit.

    Edhe pse është dëshmuar që larja e shpeshtë mund të thajë fijet, nëse përdorni produkte të duhura, kjo nuk do t’ju ndodhë, prandaj gjithmonë zgjedhni ato kualitative.

    Në rast se përdorni produkte me vajra, kjo nuk do të thotë që flokët tuaja do të bëhen të yndyrshme. Zgjedhni preparatet të cilat përmbajnë silikon ose vajra natyralë, të cilat do të depërtojnë në rrënjë dhe do të ushqejnë folikulat e qimeve.

    Kur i lani flokët, mundohuni që valën e fundit të larjes për të shpërlarë shamponin, ta bëni me ujë të ftohtë, sa më gjatë që mund të duroni. Edhe sikur vetëm pesë sekonda nën ujë të ftohtë, do t’ju sjellë efekt të flokëve të shkëlqyera.
    Një herë në javë ose të paktën një herë në muaj, ushqeni flokët tuaja me ndihmën e ndonjë maske ushqyese (per shembull maskë nga e kuqja e vesë dhe  vaji i ullirit).

    Kurse, që të arritni një shkëlqim të menjëhershëm në flokët tuaja, zgjedhni sprej për flokët dhe përdoreni sipas udhëzimeve. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...