Koha e përgatitjes është 3 orë, niveli mesatar.
Përbërësit
2 kg mish pule
1 kg qepë
4-5 hudhra
350 g karrota
300 g spec i i pjekur i imtësuar
1,5 litra sos i dendur nga domatet
4 dl salcë e ëmbël kosi
5-6 lugë vegetë
2 lugë koncentrat domatesh
Një lugë kripë speci djegës
Një lugë majdanoz të imtësuar shumë
2 lugë spec djegës të ëmbël
1 dl vaj kungulli
Mënyra e përgatitjes
Mishin e pulës e ndajmë nga kockat dhe lëkura, të cilat nuk i hudhim pasiqë na duhen më vonë. Kockat i vendosim në një litër ujë dhe i ziejmë derisa supa të marrë ngjyrën e verdhë, e shtrydhim dhe e lëmë anash.
Lëkurën dhe yndyrën i fërgojmë derisa të shkrihen ndërsa në yndyrë i shtojmë edhe vajin e kungullit, qepën dhe karrotat e imtësuara, përziejmë lehtë derisa qepa të shkrihet. Më pas i shtojmë hudhrën e imtësuar dhe koncentratin e domateve, fërgojmë shkurtë derisa hudhra të lëshojë aromë.
Perimet e shtrydhura i kthejmë në zjarr dhe i shtojmë specat e pjekura dhe ua shtojmë pak nga supa e mëparshme, e kthejmë përsëri në zjarr dhe i shtojmë kripën e specit djegës, vegetën dhe sosin e domateve. I përziejmë mirë në zjarr të fortë dhe i lëmë të zihen për një orë e gjysëm. Në të njejtën kohë mishin e pulës e fërgojmë në të gjitha anët në zjarr të fortë, mishin e fusin tek sosi dhe vazhdojmë me zierjen edhe për 20-30 minuta, tundim salcën e kosit dhe i shtojmë majdanosin. E lëmë tërë gjyveçin të mbyllur edhe për gjysëm orë e më pas e servojmë. Mund ta servojmë me patate të ziera, pire apo me ndonjë lloj testenine.