-3.2 C
Priština
More

    Si të arrini grim të përsosur për plazh

    spot_imgspot_img

    Masa e vërtetë e kozmetikës për në plazh është gjë shumë delikate, nëse përdorni shumë shkrihet dhe rrjedh dhe keni ndjesinë e ngjitësit, dhe nëse keni vënë shumë pak, mund të ndjeheni të pasigurta. Ja, pra, një udhëzues për grim të përkryer për plazh, vetëm në disa hapa.

    Shumë grim, shkakton vetëm efekt të kundërt

    HAPI I PARË

    Në vend të kremës së zakonshme për fytyrë, gjatë verës përdorni ndonjë nga kremat të cilat në vetvehte kanë përbërës që mbrojnë nga dielli, dhe duke pasur parasysh se fytyra juaj është gjithmonë e ekspozuar ndaj diellit, kjo le të ju bëhet një praktikë nga fundi i pranverës deri në vjeshtën e vonuar.

    HAPI I DYTË

    Vendosni një maskë transparente për të parandaluar shkrirjen (rrjedhjen) dhe njollosjen e grimit, kurse hijëzimi i artë ju thekson tenin.

    HAPI I TRETË

    Nëse ndjeni se duhet të keni një lloj të bazës më të fortë, nëse keni lëkurë të thatë përdorni kremë hidratuese të tonalizuar, kurse nëse lëkura e juaj është e yndyrshme, pudër në formë guri.

    HAPI I KATËRT

    Shmangni shkëlqyesit e buzëve, dhe zgjedhni vaj apo balsam për buzë në formë stiku. Kjo do t’i japë buzëve tuaja dozën e duhur të ngjyrës dhe ndjenjë të butë dhe të lëmuar.

    HAPI I PESTË

    Frizura e juaj le të jetë e thjeshtë, dhe mbani kaçurrela të lëshuar natyrshëm, ose lyeni flokët me ‘gel’ për të arritur pamje të frymëzuar nga pistat e modës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...