Guxoni të shprehni mendimin tuaj
Të shprehurit e ideve të juaja apo të paturit mendime të ndryshme nga të tjerët ndonjëherë nënkupton që t`i mbani ato mendime për vetvete, mirëpo është esenciale t`i paraqitni ato në zyrën ku punoni. Ju lejon që në një anë të mbroni pozitat e juaja dhe në anën tjetër i bën aftësitë e juaja më me vlerë në kompaninë ku punoni. Nuk do të dëshironit të humbasni një mundësi të punoni në një projekt interesant apo përgjithmonë të bezdiseni me detyrat e zakonshme. Andaj guxoni të flisni!
Krijoni një imazh pozitiv për veten tuaj
Në mënyrë që shprehni veten, së pari ju duhet vetëbesim. Pse mos të provoni të bëni kurse aktrimi apo t`i vini re gjuhës së trupit që të mposhtni turpin dhe frikën e të folurit në publik? Gjeni një mënrë se si të çliroheni nga shtypja, të rimerrni kontrollin dhe të krijoni një imazh të besueshëm për të gjithë.
Mësoni si të thuani JO
Duke rënë dakord për të qëndruar vonë në punë, duke bërë favore, duke pranuar punët e minutës së fundit, drekë me kolegët, kur ju jeni me të vërtetë e zënë … që doni të thoni jo, por ju nuk keni guximin. Duhet të vendosni kufijtë e juaj dhe të kërkoni që ata të rrespektohen, andaj shprehuni lirisht, pa kërkuar falje apo të futeni në diskutime të përhershme. Mos u bëni e turpshme dhe të shpjegoheni pse thuani JO.
Mbroni territorin tuaj personal
Jeta në një zyrë duket sikur në komunitet dhe nganjëherë kolegët ndërhyjnë në hapsirën tuaj , vazhdimisht pushtojnë qoshin tuaj pas vizitës deri tek maqina e kafesë, huazojnë gjëra të ndryshme e tj. Kjo gjë mund ta bëjë atmosferën të rëndë. E njejta vlen edhe për kolegët që kanë 100,000 probleme për t`ju treguar, vijnë e qajnë tek ju, apo miqtë që kanë dëshirë të dijnë çdo detaj të jetës suaj.
Mbroni territorin tuaj profesional
Duke ditur se si të silleni në zyrë do të dini se si duhet mbrojtur aftësitë e juaja, sikurse edhe fushën tuaj të veprimit. Nganjëherë lufta për pushtet ekziston brenda kompanisë apo departamentit, dhe kjo i bën gjërat më të vështira. A keni patur rast që kolega juaj të vendosë gjithmonë veten në plan të parë, të luftojë me ju për projekte sikurse t`i mvarej jeta prej tyre? Me siguri që kanë një lidhje të fortë, të pakontrollueshme dhe konfliktuoze që i motivon dhe i bën të performojnë më mirë…apo mund të kenë mungesë të vetëbesimit. Gjeni fjalët e duhura dhe momentin e duhur që t`ua bëni me dije se nuk duhet të ndjehen të kërcënuar nga ju andaj edhe nuk duhet të futen në territorin tuaj.
Menaxhimi i ekipit: të jeni human dhe autoritativ
Autoriteti nuk është gjithnjë automatik dhe duhet të meritohet. Menaxhimi i ekipeve d.t.th të dini se si të merrni vendime dhe si t`i aplikoni ato dhe të fitoni rrespektin. Një pikë e rëndësishme e menaxhmentit është komunikimi, që shërben për të shmangur keqkuptimet. Diskutoni projekte deri në detaje: përmbajtjen, qëllimet, implementimin, mënyrat, orarin si dhe afatin e përfundimit. Tregoni ekipit tuaj se nuk jeni këtu vetëm për të dhënë urdhëra dhe nuk jeni pa gabime, edhe ju jeni të përfshira dhe jeni bashkëpunëtor i tyre. Mbi të gjitha, lavdëroni dhe inkurajoni ekipin tuaj! Kjo gjë do ju bëjë menaxhere e mirë!/kosovarja.ch/