-2.1 C
Priština
More

    Si ta mbajmë nën kontroll shtypjen e gjakut pa ilaçe

    spot_imgspot_img

    Shtypja e ngritur e gjakut është e njohur me emrin “vrasësi i heshtur’ sepse është shumë vështirë ta vëresh, e mund të të sjellë sëmundje të zemrës, sulm në zemër, sulm në tru, demontim dhe lëshimin e veshkave. Kuptoni se si ta mbani nën kontroll pa përdorim të ilaçeve.

    Shtypja e lartë e gjakut është njëri ndër faktorit udhëheqës të vdekjeve në Amerikë dhe 25 për qind e popullatës e kanë këtë problem, Lajmi i mirë është që mund ta mbani nën kontroll edhe pa ilaçe. Ja se si.

    Hani bajame. Bajamet përmbajnë shumë pak sasi të natriumit, që është shumë e rëndësishme për mbajtje të shtypjes së gjakut në nivel shëndetësorë. Në anën tjetër, bajamet janë të pasura me kalium i cili ndihmon që muskujt e zemrës dhe transmisionet të mbesin të forta. Rezultati i këtij përmirësimi të shtypjes së gjakut nuk ka rast të ngritët jashtë normales. Rreth 60 gr bajame në ditë është sasi e përkryer për mbajtje të shëndetit, thonë nutricionistët.

    Pini ujë të kokosit. Hulumtimet kanë treguar që kaliumi, magneziumi dhe vitamina C të cilat gjenden në ujin e kokosit e bëjnë këtë pije shumë të shëndetshme. Më i shëndetshmi është ai uji i gjendur në frytet e rinj.

    Zieni me kurkum. Kurkumi është mëlmesë që secili do të duhej ta ketë në kuzhinën e vet për shumë arsye, e njëri nga ata është që hulumtimet kanë treguar që 80 gram kurkum në ditë ka rëndësi të veçantë në uljen e shtypjes së gjakut. Krahas kësaj, kurkuminët që gjenden në kurkum janë të vërtetuara në shmangjen e sëmundjeve të mëlcisë dhe sëmundjes së Alzajmerit.

    Më shumë lëvizni. Nëse keni aktivitet fizik të rregullta, shanset për të vuajtur nga shtypja e gjakut janë shumë të vogla sepse ushtrimet forcojnë zemrën, ndërsa zemra e fortë pompon më shumë gjak dhe me më pak lodhje. Nëse zemra juaj më pak lodhet, forca e aterijes rritet, ndërsa shtypja e gjakut ulet. Gjysmë ore ushtrim, disa herë në javë është e mjaftueshme që shtypjen ta keni ne nivel të shëndetshëm.

    Këndoni në dush. Bërtisni në jastëk kur jeni në stres, kërceni nëpër shtëpi, gjeni mënyrën që ta lironi stresin. Kur jemi nën stres, zemra jonë rreh më shpejt, e si rezultat i kësaj, enët e gjakut shtrembërohen dhe shtypja ngritët. Stresi i mbledhur nga i cili nuk lirohemi në kohë të gjatë mund të shkaktojë hipertension. Është shumë e rëndësishme që me stresin të ballafaqohemi në kohë, në mënyrë që nuk do të ndikojë në familjen tuaj dhe shoqërinë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...