11 C
Priština
More

    Si ta largojmë aromën e keqe nga atletet?

    spot_imgspot_img

    Përderisa vocërraku juaj as verës nuk “del” nga atletet e veta, jemi të bindur që era që përhapet prej tyre nuk është aspak e dëshirueshme. Ne ju rekomandojmë të bëni freskues për atletet, shumë thjesht dhe shpejt.

    Soda bikarboni është thithësi më i mirë i erërave të këqia, në frigorifer e në vende të tjera të shtëpisë, ndërsa ju mund ta shfrytëzoni për të bërë freskues për atletet.

    Ajo që ju duhet për freskuesit janë dy corape të vjetra, 400 g sodë bikarboni dhe 30-40 pika vaj eterik sipas dëshirës.

    Në sodën bikarbone shtojeni vajin eterik (kombinimet më të mira janë rozëmarina dhe minti, por ju mund ta kombinoni sipas dëshirës.), të gjitha këto përzijini mirë dhe atë përzierje derdheni mbi corapet e vjetra. Keni kujdes që corapet të mos kenë ndonjë vrimë që soda të mos dalë në atlete.

    Corapet e mbushura me sodë bikarbone lërini përgjatë natës në atletet që kundërmojnë dhe deri në mëngjesë do të dalë era e keqe prej tyre dhe do të mbetet vetëm aroma e ashpër e vajit eterik.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...