Nëse vetëm gjysmën nga këto që cekën më poshtë i keni aplikuar, atëherë rrini të qetë, sepse keni arritur të dukeni BUKUR më shumë se sa që ju mendoni.
- Komplimentet për veshjen tuaj janë të përjavshme se sa dy herë në vit.
- Ju asnjëherë nuk e keni ndjenjën e të qenurit të mbivlerësuar, nënvlerësuar apo të ndjeheni çuditshëm për veshjet tuaja në çfarëdo lloj rasti.
- Shoqet tuaja ju pyesin se ku i keni blerë gjërat e kombinuara dhe pastaj blejnë të njejtat gjëra si ju.
- Ju mund të përshkruani shkurtimisht stilin tuaj në 3 fjalë.
- Ju gjithmonë posedoni në garderobën tuaj – një pallto me pika apo figura tjera, një xhemper leopard, një fustan të zi të shkurtë – në listen tuaj të veshjeve të domosdosshme.
- E vizitoni rrobaqepësen tuaj më shpesh se miket tuaja të ngushta.
- Familja dhe miqtë tuaj ju kërkojnë që të dilni me ta në shoping, apo ti frymëzoni ato me ndonjë stil të modes së fundit për ndonjë event të rëndësishëm.
- Shpesh ndaloheni në rrugë nga femra tjera që ju pyesin se ku e keni ble ndonjë gjë që e mbani veshur.
- Njerëzit shohin instagramin dhe postimet tuaja për frymëzim të veshjeve dhe kombinimeve të tyre.
- Edhe gjatë ditëve kur nuk keni çfarë të vishni, ju arrini të bëni diçka nga asgjë.
- Ju mund ti shikoni me ëndje fotot e juaja para tre muajve, madje edhe para 3 vjetëve dhe ende të kenë ndjesinë e mirë për sytë tuaj.
- Familja juaj mendon se jeni “të paarritshme” për të bërë shoping sepse shija juaj është shumë e veçantë, elegante.
- Ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë të holla për të bërë një kombinim të mirë – ju nevoitet vetëm syri i mirë për të vlerësuar rrobat.
kosovarja.ch