9.7 C
Priština
More

    Si perdoret pilula “një ditë pas” , apo kontraceptivi emergjent

    spot_imgspot_img

    Nëse ju gjeni veten në një situatë ku keni nevojë për kontracepsion urgjent pas një marëdhenieje seksuale, një nga ekspertët mbi shëndetin e grave, Jennifer Vajder shpjegon se çfarë mund të prisni pasi të keni marrë pilulën për të parandaluar shtatëzaninë dhe sa në fakt ajo reagon në trupin tonë

    Kur është koha për pilula?

    Ka disa situata në të cilën keni nevojë për të pirë një pilulë në qoftë se ju doni të parandaloni shtatzëninë – ndoshta prezervativi i grisur, apo mund të keni harruar të pini pilulën kontraceptive… Apo edhe keni llogaritur gabimisht ciklin e ovulacionit. Megjithatë, pilula për të parandaluar shtatëzaninë e padëshiruar reagon vetëm nëse përdoret deri në 72 orë pas marëdhënies seksuale të pambrojtur.

    Ku është ajo në dispozicion?

    Nëse ju gjendeni në një situatë që ju nevojitet kjo lloj mbrojtjeje , është mirë për të kontaktuar gjinekologun, i cili do t’ ju japë këshilla të mira për pilulën, e pastaj mund të bleni një të tillë në barnatore.

    Si funksionon kjo pilula?

    Pilula përmban doza të larta të hormoneve (zakonisht progestinë, por disa nga keto përmbajnë doza të larta të estrogjenit si dhe progestinë) për të ndaluar ovulacionin. Ajo punon duke parandaluar fekondimin e vezës dhe mbajtjes së saj në mitër.

    Efektet e mundshme anësore

    Pasi të keni marrë pilulën ju mund të ndjeni disa nga këto simptoma gjatë 24 orëve të ardhshme: përzierje, të vjella, dhimbje në fund të barkut, dhimbje koke, lodhje, dhe ndjeshmëri të gjirit.

    Një gjakderdhje e vockel është normale

    Pak kohë pas marrjes së pilulave mund të keni një gjakderdhje në dozë të vogël. Nëse gjakderdhja vazhdon për disa ditë, apo rritet, vizitoni patjetër gjinekologun.

    Mos e përdorni atë si një kontraceptiv të rregult

    Pilula “Nje ditë pas” zakonisht nuk ka efekte anësore që zgjasin, por mos e përdorni atë përsëri. Kjo pilulë është një kontraceptiv “emergjent”. Opsioni më i mirë është që gjithmonë të praktikoni seks të sigurt dhe të mbrojtur.
    Për më shumë detaje, gjithmonë konsultohuni me gjinekologun tuaj!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...