1.4 C
Priština
More

    Si ndryshon vagina në të 20-at, 30-at dhe 40-at tuaja

    spot_imgspot_img

    Në të njëzetat tuaja…

    Tkurrje normale

    Puberteti është në kulminacion dhe organet tuaja kanë arritur madhësinë e pjekurisë. Me përjashtim, buzët e jashtme mbyllin pjesën tjetër të gjenitaleve tuaja. Mos u tronditni nëse i shihni më të holla. Me kalimin e moshës, dhjami nënlëkuror, duke përfshirë edhe atë të gjenitaleve, zvogëlohet.

    Në të tridhjetat tuaja…

    Hije të errëta

    Ndryshimet hormonale që vijnë si pasojë e shtatzënisë ose plakjes mund të shkaktojnë që buzët e brendshme të cilat rrethojnë klitorisin dhe hapjen vaginale, të errësohen në ngjyrë.

    Shtrirje të mëdha

    Mitra e fryrë në formë baloni me përmasa të shalqirit gjatë shtatzënisë, e cila zvogëlohet brenda gjashtë javësh pas lindjes. Rreth 32% e femrave tashmë iu nënshtrohet prerjes cezariane duke mos kursyer shtrirjet e mundshme (edhe pse plagët e tyre mund të dhembin apo të kenë therje për vite me radhë).

    Në të dyzetat tuaja…

    Cikël i shkurtë

    Edhepse ovulacioni i një gruaje tkurret me shpejtësi në të dyzetat e hershme, ajo sërish mund të ovuluojë dhe të ketë cikël menstrual. Ciklet janë pak më të shkurtra edhe pse kanë tendencë të vazhdojnë deri në moshë 51 vjeçare – periudha e menopauzës.

    Ndrydhje e thellë

    Organet tuaja reproduktive janë të mbështetura nga një shtrat i varur i indeve dhe muskujve. Kilogramet shtesë, plakja apo vite të shumta stërvitje, mund të lirojnë muskujt e legenit, duke shkaktuar rrjedhje të fshikëzës apo ndjesinë sikur keni rëndesë aty poshtë. Praktikoni sa më shumë ushtrimet e Kegelit.

    Tharje vaginale

    Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë në ekuilibrin vaginal, e cila mund të nxisë inflamacion – së bashku me tkurrjen dhe tharjen e mureve vaginale, gjë që mund të shkaktojnë kruarje dhe skuqje. Rregulla bazë: seksi i rregullt mund të parandalojë këtë atrofi.

    kosovare.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...