Studimet shkencore mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.
Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.
Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.
Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani.
Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.
Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.Stresi Shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë
Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë.
Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.
Sjellja e mjekëve ndaj pacientëve ka rëndësi
Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve.
Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimisëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë.
Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.
Cilat janë problemet që shkakton stresi tek sytë
Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.
Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon tek shëndeti i syve AgroWeb i sjell më poshtë:
Humbje të shikimi periferik;
Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;
Kontraktime të syve;
Përtharje ose lagështi të tepërt tek sytë;
Shikim të mjegulluar
Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.
Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.
Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek okulist.