Po ju ofrojmë disa këshilla potenciale rreth jetës suaj të dashurisë dhe vështirësive të shëndetit seksual nga Emma Kaywin, shkrimtare dhe aktiviste e shëndetit seksual, e cila vjen për të qetësuar nervat tuaja dhe për ti dhënë përgjigje pyetjeve tuaja. Tema e kësaj jave: çfarë ndodhë në të vërtetë çdo javë të ciklit tuaj menstrual.
Pyetja: Kam qenë në kontroll hormonal të lindjes që kur isha adoleshente. Kohëne fundit kam pranuar cikël natyral për here të parë. E di që secili organizëm është i ndryshëm, por unë nuk di çfarë të pres jaë për javë – unë ndjej simptomat PMS paramenstruale si dhe periudhën kur ndjehem më e eksituar (gjë që supozoj se është ovulacioni), por do të dëshiroja të di më tepër rreth ciklit menstrual dhe asaj se çfarë ndodhë javë për javë.
Përgjigja: fazat e shumta në jetën e femrës dhe sistemit reproduktiv të saj. Cikli i secilës femër është paksa ndryshe si dhe ciklet mund të përjetohen shumë ndryshe nga individi në individ gjatë tërë jetës. Sidoqoftë, ekzistojnë disa gjëra qëmund ti përjetoni ndryshe gjatë muajit përderisa keni rrjedhje në mitër. Keni parasysh se në këtë artikull do t’ju sqaroj gjërat për ciklin tuaj natyral, e jo atij nën ndikimin e pilulave apo kontraceptivi tjetër hormonal.
Fillimisht, le të sigurohemi që të gjithë e kemi të qartë se çfarë në të vërtetë ndodhë gjatë ciklit tuaj menstrual. Duhet kuptuar se ajo çka ju ndodhë nuk do të thotë se ju i kuptoni vërtetë funksionet e brendshme.
Përafërsisht çdo muaj, mitra juaj rritet me mbështjellësin e saj të brendshëm të quajtur endometrium, me qëllimin që të lëshojë vezën e fekonduar gjatë ovulacionit si dhe sjelljen në jetë një frtyi të vërtetë. Kur veza e fekonduar nuk paraqitet, mitra pëson rrjedhje që ne e njohim si menstruacione.
Cikli juaj: Udhëzues javë për javë
Java e parë: Menstruacionet
Menstruacionet mund t’ju zgjasin diku nga 3-7 ditë. Gjatë kësaj kohe, mitra juaj ka rrjedhje gjaku sepse nuk jeni shtatzënë. Pra, si ndikon kjo tek ju?
Eksitimi (Libido)
Seksi gjatë menstruacioneve është një vendim shumë personal – disa femra ndjehen më shumë të sëmura se sa seksi, ndërsa për të tjerat është koha e preferuar për tu eksituar. Dita e parë e menstruacioneve është koha kur hormone tuaja estrogjeni dhe testosterone janë në nivelin më të ulët. Por, me rritjen e testosteronit pas disa ditëve të ciklit, rritet edhe libidoja juaj duke ju bërë shumë të eksituar.
Lajmi i mirë është se kjo nuk paraqet rrezik gjatë gjakderdhjes. Edhe më mirë, seksi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale si dhe orgazma liron endorfinë që lufton disponimin e keq.
Trupi
Kur ju jeni me mestruacione, trupi juaj nuk ndjehet edhe aq mirë. Shumica e femrave kanë dhimbje barku ndërsa disa mund të kenë edhe përzierje. Disa të tjera tregojnë se kanë ndjeshmëri të gjoksit dhe ndjehen shumë të lodhura. Gjithashtu, niveli i ulët i estrogjenit mund të rezultojë në dhimbje koke.
Disponimi
Disa femra e nisin ciklin e tyre menstrual me ndryshime në disponimin e tyre, si pasojë e sindromit premenstrual e cila mund të zgjasë një ose dy ditë në ciklin tuaj. Të tjerat mund të ndjehen shumë të lodhura në fillim të ciklit, kanë rënie të energjisë dhe kjo ndikon që të qëndrojnë shtrirë në shtrat. Megjithatë, pas disa ditëve, humori juaj rikthehet dhe sërish ndjeni atë energjinë e madhe.
Java e dytë: Përgatitja për ovulacion
Gjatë javës së dytë, estrogjeni dhe testosteroni janë në rritje. Faza folikulare shkon nga dita e parë deri në ditën e 13 të ciklit, sepse i duhet kohë e gjatë që të piqen mijëra vezë në vezoret tuaja duke pritur për ditën e tyre të madhe. Procesi i maturimit apo pjekurisë shkakton rritjen e endometriumit tuaj, duke përgatitur trupin tuaj për ushqimin e embrionit, ose ciklin tuaj të ardhshëm të menstruacioneve.
Libido
Gjatë ovulacionit rritet libidoja juaj. Sigurisht që do të ndiheni më të eksituara gjatë kësaj jave. Kujtoni se shumë nga dëshirat tuaja seksuale ndikohen nga nivelet e testosteronit, dhe gjatë kësaj jave trupi juaj është në nivel të lartë të testosteronit. Kjo sjell shumë kënaqësi por mos harroni se bëheni edhe më pjellore nga dita në ditë! Pra, përdorni contraceptive vetëm nëse nuk dëshironi të ngeleni me barrë.
Trupi
Gjatë kësaj kohe jeni me më shumë energji dhe më pak sensitive se sa më parë. Gjatë kësaj jave ndryshon edhe mukusi juaj cervical duke u bërë më i qartë, më i hollë dhe më i rrëshqitshëm duke e bërë më të lehtë për spermën që të gjejë rrugën e tij dhe ti mbijetojë sa më gjatë deri sa të arrijë.
Disponimi
Pasi periudha juaj të mbarojë, ju ndjeheni shkëlqyeshëm. Duke shkuar në ovulacion, estrogjeni dhe testosterone ndikojnë të ndjeheni më të sigurta dhe të ngazëllyera sikur keni gjithë botën para juve. Megjithatë, estrogjeni i lartë mund të shkaktojë sulme shqetësuese.
Java e tretë: Ovulacioni
Ovulacioni ndodhë në ditën e 14 përgjatë ciklit 28 ditësh. Nëse nuk është e pranishme sperma, vezët tuaja do të shpërbëhen për një ditë. Gjatë ovulacionit, estrogjeni dhe testosterone bien dukshëm, tri ditë më vonë fillojnë të rriten sërish, ndërsa nivelet e progesteronit rriten gjatë tërë javës.
Libido
Hulumtime të rëndësishme kanë vërtetuar se gjatë ovulacionit, libidoja juaj është shumë në rritje. Kjo është për shkak të hormonit testosterone gjë që ju bën të ndiheni më tërheqës dhe eksitues. Gjithashtu ndryshon pamja juaj gjatë ovulacionit, zëri juaj bëhet më i theksuar, ndjeheni më atraktive dhe meshkujt vërejnë dukshëm dëshirat tuaja seksuale.
Trupi
Shumica e femrave nuk janë të vetëdijshme për ovulimin e tyre nga asnjë indicator fizik, deri sa të arrijnë minutin e duhur. Gjatë faze suaj pjellore, mukusi juaj cervikal bëhet më i qartë dhe i rrëshqitshëm. Gjithashtu pas ovulimit tuaj, mund t’ju paraqiten dëshira të shumta në ushqim.
Shumica përjetojnë të ashtuquajturën “Mittelschmerz” – nga gjermanishtja që do të thotë dhimbje të mesit. Kjo karakterizohet me dhimbje të mprehtë në një anë të barkut tuaj.
Disponimi
Disa ditë pas ovulacionit, ju mund të ndjeheni mentalisht më të dobët apo të nevrikosur gjë që ndodhë për shkak se niveli juaj i progesteronit rritet ndërsa testosterone dhe estrogjeni janë në rënie. Nganjëherë, kjo quhet si PMS si simptoma që zgjasin për disa ditë. Progesterone ndikon gjithashtu që ju të ndjeheni shumë të qeta dhe të qëndroni në shtëpi duke ju nevoitur shumë pushim.
Java e katërt: Sindromi premenstrual (PMS)
Pas ovulacionit, trupi juaj liron shumë progesteron si dhe estrogjen. Nëse nuk ka vezë të pllenuar në mitrën tuaj, estrogjeni, testosteroni dhe progesteroni zvogëlohen, gjë që shkakton që endometriumi të prishet dhe të keni menstruacione.
Kur bëhet fjalë për ciklin menstrual, pa dyshim që flitet për simptomat premenstruale apo PMS. Kjo ndodhë në 75% të femrave në moshë riprodhuese.
Libido
Sindromi PMS është i tmerrshëm, kështuqë të fillojmë me një lajm të mirë. Libidoja juaj rritet sërish në javën e katërt. Hulumtuesit thonë se kur trupi juaj përgatitet për menstruacione, fijet nervore stimulohen duke shkaktuar emocione erotike në zonat intime.
Trupi
Simptomat fizike përfshijnë: dhimbje barku, ndjeshmëri të gjoksit, letargji, dhimbje koke apo migrenë, diarre, kapsllëk, pagjumësi dhe dëshirë e madhe për ushqim.
Disponimi
Shumica mund të pësojnë ndryshime në disponim dhe humor si: zemërim, nervozizëm dhe shumë të qara, lëkundje të mëdha të emocioneve qëmund të ndryshojnë me shpejtësinë e zërit. Kjo ndodhë për shkak të nivelit të ulët të estrogjenit, gjë që shkaktojnë ulje të nivelit të serotonins (hormone i lumturisë)dhe nivele të larta të kemikaleve stresuese./kosovarja.ch/