A keni qenë ndonjëherë marrëzisht të dashuruar? A jeni qorruar nga dashuria? A jeni sëmurë nga dashuria? Shkencëtarët tregojnë që këto fraza, në fakt, kanë një bazë. Ndjenja e dashurisë intensive mund të sjell parregullsi në tru dhe trup- mund të ndikojë në mënyrën në të cilën flasim, si dhe në mënyrën në të cilën ecim.
PËR SHKAK TË DASHURISË BËHEMI MË TË ‘TRASHË’
Studimet kanë treguar që njerëzit që janë shumë të dashuruar kanë aftësi më të zvogëluara të fokusit dhe në kryerje të detyrës të cilat kërkojnë përkushtim 100 për qind.
DASHURIA JU ‘NGRIT’
Shkencëtarët kanë përdorur magnet rezonancën që të vërtetojnë këtë.
Kur jemi të dashuruar, aktivizohet e njëjta pjesë e trurit i cili është i lidhur me varësinë nga kokaina, për cka edhe vini në gjendje euforie, dhe ‘mund të ndjeheni sikur po ecni në ajër’.
JENI MË PAK TË NDJESHËM NË DHIMBJE
Më pak keni nevojë për analgetikë. Disa zona të trurit të aktivizuara me ndjenjën e dashurisë intensive janë të njëjtat ato zona në të cilat ndikojnë ilaçet që të zvogëlojnë dhimbjet.
KUR JANË TË DASHURUAR MESHKUJT, ECIN MË NGADALË
Hulumtuesit kanë zbuluar që meshkujt e përshtatin shpejtësinë e ecjes me atë të të dashurës së tyre.
DASHURIA DREJTON RRAHJET E ZEMRËS
Hulumtuesit kanë zbuluar që tek çiftet e dashuruar përshtaten rrahjet e zemrës. Sa romantike!
NDRYSHOHET ZËRI
Femrat fillojnë të flasin me zë më të lartë për një oktavë. Gjithashtu, zërat e çifteve nganjëherë fillojnë të ngjajnë, që të tregojnë që janë ‘në të njëjtën gjatësi trupore’.
DASHURIA NA VËRBON
Disa studime kanë treguar se edhe ata që janë në një lidhje stabile pa vetëdije e hedhin shikimin tek ndonjë person atraktiv i gjinisë së kundërt.
NA BËN SUPER HEROJ
Të gjithë i kemi dyshuar përrallat ku heronjtë i rrezikojnë të gjitha që i kanë për të dashurat e tyre. Shkencëtarët kanë treguar që sjellja që është e afërt me rrezikun tek meshkujt bëhet normale.
BEBËZAT ZGJËROHEN
Kjo e vërteton thënien që sytë janë pasqyra e shpirtit. Studimet kanë treguar që zgjerimi i bebëzës ka lidhje me gjendjen intensive emocionale./kosovarja.ch/